Flash

Kreu i PD: Për Oltën, Rama i vë flakën gjysmës së grupit parlamentar

Lapsi.al 21 May 2025
Kreu i PD: Për Oltën, Rama i vë flakën gjysmës së

Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama për ndërhyrje dhe kërcënime ndaj deputetëve socialistë. Berisha ka theksuar se ai ka lëshuar një udhëzim që ndalon kërkesën për rinumërimin e votave, për shkak të frikës se mund të dalin në shesh manipulimet. Berisha ka theksuar se Rama ka pasur një interes të veçantë për të mbrojtur deputeten Olta Xhaçka, duke shtuar se ky është një shembull i ndërhyrjeve të pandershme në procesin zgjedhor.

"Tani, në një garë të ngushtë, ta zëmë, apo në një garë ku garojnë shumë kandidatë për një numër të pakët vendesh, kandidatët krijojnë dyshime se numërimi nuk u bë si duhet. Për këtë Edi Rama lëshoi një udhëzim dhe i kërcënoi që ata të mos kërkojnë rinumërimin sepse i dalin lakrat në shesh. Del se Olta, dihen ato lidhjet e tyre me Oltën, dihen ato, del jashtë parlamentit. Kaq, por Olta nuk mund të dalë jashtë parlamentit se ata janë një familje në aksione dhe shumë gjëra. Kështu që ky është urdhër.

Unë nuk e bëj kurrë një gjë të tillë. Cilido që ka dyshimin më të vogël, të shkojë dhe të kërkojë. Kjo është e drejtë. Nuk mund të më shkojë mendja mua që të kërkoj që mos bëj këtë ose bëj këtë. Në qoftë se ka numërim të gabuar, të dalë që është i gabuar. Nëse është i drejtë, del se është i drejtë. Por ai kishte hallin e Oltës. Me Oltën, jo Gjylametit, por ai është i aftë t’i vërë flakën gjysmës së grupit parlamentar," tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI