Flash

Dosja ‘Toyota Yaris”, GJKKO dënon me burg avokatin Radovan Çela

Lapsi.al 22 May 2025
Dosja ‘Toyota Yaris”, GJKKO dënon me burg avokatin Radovan

GJKKO ka dënuar me 4 vite burg avokatin Radovan Çela i cili akuzohet për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm ndaj funksionarëve të drejtësisë, në dosjen 'Toyota Yaris'. SPAK kishte kërkuar 6 vite burg, por GJKKO e dënoi me 4 vite burg, ndërsa Çela përfiton edhe nga gjykimi i shkurtuar dhe si përfundim do të vuajë 2 vite e 8 muaj burg. Çela është shpallur fajtor pasi ka ofruar përfitime të paligjshme për të ndikuar në vendimmarrjen e funksionarëve të drejtësisë.

Vetëm dy ditë më parë GJKKO dënoi me 4 vite burg edhe ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka, i përfshirë po në këtë dosje.

Hetimi nisi mbi bazën e të dhënave të Sky ECC, që u vunë në dispozicion nga autoritetet franceze, ku mes të pandehurve u zbuluan komunikime për disa çështje mes të cilave edhe “Toyota Yaris”. Dosja në fjalë lidhet me sekuestrimin e 3.4 milionë eurove të fshehura në dy automjete tip “Toyota Yaris” në Portin e Durrësit, një çështje e cila ka përfshirë disa emra të njohur të drejtësisë shqiptare.

Sipas SPAK avokati Çela dhe prokurori Zarka kanë ndërhyrë edhe për çështjen e Suel Çelës për t’i çliruar pasuritë e sekuestruara në kuadër të qperacionit Forca e Ligjit. Në total janë 8 episode ku është evidentuar ndërhyrja në bashkëpunim me njëri tjetrin e anëtarëve të grupit kriminal duke ofruar dhe premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarë të drejtësisë me qëllim lehtësimin e pozitave ligjore.

Ndërkohë lidhur me këtë dosje vijojnë hetimet në një procedim tjetër të ndarë ku po heton persona dhe episode të tjera korrupsioni dhe ushtrimi të ndikimit të paligjshëm.

Çela u vetëdorëzua më 5 mars të këtij viti, teksa ishte shpallur në kërkim nga SPAK. Ai ndodhej në kërkim që prej muajit korrik 2024, pas një operacioni të zhvilluar nga SPAK, në kuadër të hetimeve për dosjen e cilësuar si “Zarka”.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI