Flash

Shqipëria çel sot bisedimet me BE-në për tetë kapituj të tjerë

Lapsi.al 22 May 2025
Shqipëria çel sot bisedimet me BE-në për tetë kapituj

Në më pak se një muaj diferencë, Bashkimi Europian do të mbajë sot pasdite në Bruksel konferencën e pestë ndërqeveritare me Shqipërinë.

Bëhet fjalë për hapjen e bisedimeve për tetë kapituj të rinj të grupit të tretë, i cili lidhet me konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse.

Këto kapituj përfshijnë politikën ekonomike, punësimin, tatimet, arsimin dhe kulturën, bashkimin doganor si dhe median e transformimin digjital.

Përparimi në këto fusha është thelbësor për të garantuar stabilitetin fiskal të Shqipërisë, politika tatimore, modernizimin industrial, rritjen e inovacionit, përmirësimin e kushteve të punës dhe pjesëmarrjen në iniciativat evropiane të kërkimit shkencor, arsimit dhe digjitalizimit si dhe rritje për bizneset shqiptare.

Deri tani janë hapur negociatat gjithsej për 27 fusha (kapituj dhe kritere) në vetëm tetë muaj, pas hapjes me sukses të Grupimit 1 (Themeloret) më 15 tetor 2024, Grupimit 6 (Marrëdhëniet me Jashtë) më 17 Dhjetor 2024, si dhe Grupimit 2 (Tregu i Brendshëm) më 14 Prill 2025.

Shqipëria synon që brenda këtij viti të hapen edhe grup-kapitujt e mbetur, ndërsa brenda vitit 2027-të përfundojmë negociatat duke pasur 2030-ën si vitin e anëtarësimit të plotë në familjen evropiane.

Tabela, kapitujt e grupit të tretë

Kapitulli 10 (Transformimi Digjital dhe Media)

Kapitulli 16 (Tatimet)

Kapitulli 17 (Politika Ekonomike dhe Monetare)

Kapitulli 19 (Politika Sociale dhe Punësimi)

Kapitulli 20 (Ndërmarrjet dhe Politika Industriale)

Kapitulli 25 (Shkenca dhe Kërkimi)

Kapitulli 26 (Arsimi dhe Kultura)

Kapitulli 29 (Bashkimi Doganor)

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do blihet me 97.8 lekë dhe do shitet me 98.6 lekë, ndërsa një dollar do të blihet me 86.1 lekë dhe...

08:23

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI