Flash

Berisha: Alimehmeti është luftëtar i çmuar i PD-së

Lapsi.al 19 May 2025
Berisha: Alimehmeti është luftëtar i çmuar i PD-së

Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar mos futjen e doktor Ilir Alimehmetit në Kuvend. Gjatë fjalës për gazetarët nga SPAK, Berisha ka deklaruar se Alimehmeti është një luftëtar i çmuar dhe i shquar i PD-së. Ndërkohë që theksoi se Kuvendi është vetëm një përfaqësim nga shumë përfaqësime që ka PD-ja.

"E vërteta është se nuk e humbi fare. Ai është një luftëtar i çmuar dhe i shquar i PD-së dhe tregoi shkallën e lartë të pëlqyeshmërisë që kanë qytetarët për të. Natyrisht listat mund të ishin në disa lloje, por fakti që ai mblodhi ato vota, dëshmoi se ai është një veprimtar shumë i respektuar dhe i çmuar. Unë nuk besoj se vetëm parlamenti është përfaqësim, një parti ka shumë përfaqësime. Shumë mirë që e morët zotin Ilir shembull. Vërtet ai është një intelektual me pëlqyeshmëri të lartë dhe reputacion shumë të mirë," tha Berisha

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI