Flash

Sali Berisha paraqitet në SPAK, mbështetësit e tij mblidhen para Prokurorisë

Lapsi.al 19 May 2025
Sali Berisha paraqitet në SPAK, mbështetësit e tij mblidhen para

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë "detyrim paraqitje". Kjo është paraqitja e disatë e kryedemokratit në SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Sikurse dhe në ditët e tjera kur Berisha është paraqitur në SPAK, demokratët, mbështetës të tij, janë mbledhur para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.

Herën e fundit që Berisha u paraqit në SPAK, ai tha për gazetarët se ardhja e tij aty shërben si dëshmi e "keqpërdorimit të drejtësisë nga kryeministri Edi Rama për luftuar kundërshtarë politikë". Kryedemokrati tha se çështja kundër tij është dëshmi e standardit të dyfishtë të SPAK që sipas tij sulmon opozitën pa asnjë fakt. Ai tha se Prokuroria e Posaçme nga ana tjetër po mbulon vjedhjet dhe korrupsionin qeveritar.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillimjave

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do blihet me 97.8 lekë dhe do shitet me 98.6 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet me 87.2...

08:02

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI