Flash

Doshi: Rama është marrë peng nga korrupsioni dhe krimi i organizuar

Lapsi.al 10 May 2025
Doshi: Rama është marrë peng nga korrupsioni dhe krimi i

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme takimin përmbyllës të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Në takim mbajti fjalën e tij kryetari i PSD-së, Tom Doshi, i cili u shpreh se 12 maj, kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Sali Berisha do ta shohin se sa e madhe është PSD si forcë politke.

Doshi u shpreh se qeveria aktuale është e korruptuar, me gjysmën e qeverisë në burg, ndërsa shtoi se pritet të arrestohen dhe të tjerë. Ai tha se po kryhen çdo ditë krime zgjedhore, ndërsa hodhi akuza edhe ndaj policisë duke thënë se është e lidhur me krimin. Sipas kreut të PSD-së, "Rama është marrë peng nga korrupsioni dhe krimi i organizuar"

“Me 12 maj do ta shohin edhe Rama edhe Berisha se sa e madhe është PSD si parti. Kurrë nuk do të ma merrte mendja se PS do të përfundonte në këtë korrupsion. Kemi gjysmën e qeverisë në burg, priten edhe të tjerë. Po bëhen krime zgjedhore, po i marrin lirinë njerëzve vetëm që të votojnë për PS, po pse PS ka frikë, nëse ka punuar mirë mund ta votojnë pa presione. Edi Rama tallet me shqiptarët, thotë marr 88 mandate. Nëse i merr 88 mandate pse bën presione, pse i heq njerëzit nga puna, pse fut policinë e shtetit duke bllokuar qytetarët për të mos votuar PSD.

Po e çojnë vendin në një kolaps që ndërkombëtarët jo të na japin pasaportën europiane por të mos njohin zgjedhjet prej krimit zgjedhor që po bëhet në Shqipëri. Është çuar i madh e i vogël për të blerë vota, policia e lidhur me krimin e organizuar. Më vjen keq që Rama është marrë peng nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Kemi një drejtues politik në Shkodër i cili i ka orët e numëruara.

Takohet çdo ditë me drejtorin e policisë që kemi atje. Ky drejtori i policisë paska thënë që Tom Doshi nuk nxjerr as veten deputet sepse ai është i lidhur me krimin e organizuar dhe nuk do t’i linte njerëzit për të votuar por doli i kundërta. Edhe këtë provokimin që na faturuan ne, nga 6 persona me fletë kontrolle ne kemi patur vetëm kryetarin e PSD të Malësisë së Madhe të cilit nuk i gjetën asgjë të paligjshme. Ju bëj thirrje kryetarëve të bashkive, ministriave, mos u merrni me blerje votash. Kanë premtuar se do të shkrijnë SPAK dhe kanë future gjithë njerëzit në Dubai duke punuar me telefona se do shkrijnë SPAK këta. Ne e kemi mbështetur SPAK”, tha Doshi.

Kreu i PSD-së nuk la pa rikujtuar në takim edhe për programin social të kësaj force politike, i cili sipas tij mbështet të gjitha shtresat në nevojë.

“Është 60 euro ndihma sociale për një familje. Thonë se rritja ekonomike është 5% ndërkohë kemi 1 milion shqiptarë që vuajnë për bukë. A e imagjinoni në 2025 t’ju hiqet ndihma ekonomike atyre që kanë televisor në shtëpi. Rama pensionistëve ju dha 100 euro në fakt Rama ju bleu votat por pensionistët të mos e votojnë. Të dyja partitë, PD dhe PS janë të korruptuara. Votoni PSD. Kemi 80 mijë familjeve të prekura me kancer që shteti i la pa ilaçe, pa aparatura. Jemi i vetmi vend në rajon që nuk ka PET skaner, është vetëm një në privat.

Ju premtoj se brenda vitit me buxhetin e shtetit do të sigurojmë 8 të tilla për qytetarët shqiptar që të mos shkojnë të bëjnë vizitën për kancerin me këtë paisje kund tjetër, vizitë që në privat kushton 1500 euro. Edhe administrata të votojnë PSD sepse prej 2 muajsh i çojnë ma autobuzë sa në një vend në një tjetër në mënyrë që të duken njerëz shumë. Erdhi kryeministri Rama në Shkodër dhe i detyruan që të bënin lista ku secili të silltë nga 10 vetë, a e din isa morën pjesë, vetëm 1900 vetë, aq dhe më shumë i pata unë në pallatin e sportit në Shkodër. Votoni PSD sepse jemi e vetmja shpresë për shqiptarët”, tha ai.

Të këshilluara

Donald Trump rrit me 80% tarifat ndaj Kinës

Donald Trump po rrit tarifat ndaj Kinës në 80%, sipas një postimi në Truth Social. Kujtohet se presidenti amerikan e kishte lënë të hapur mundësinë e uljes ...

13:46

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI