Flash

Etapa e dytë e 'Giro d'Italia' zhvillohet sot në Tiranë/ Rrugët që do të bllokohen

Lapsi.al 10 May 2025
Etapa e dytë e 'Giro d'Italia' zhvillohet sot në

Gara e çiklizmit 'Giro d'Italia' do të zhhvillojë sot etapën e dytë vetëm në Tiranë. Gara do të përfshijë vetëm kryeqytetin ku disa akse rrugore do të bllokohen për mbarëvajtjen e aktivitetit. Nga ora 10:00 deri në orën 18:00 të ditës së sotme do ndalohet qarkullimi i automjeteve, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit.

Njoftimi i policisë:

 

TIRANË-TIRANË (Etapa e II-të, më datë 10.05.2025), garë kronometrike.

Nga ora 08:00 deri në orën 11:00 do të jetë levizje kufizuar dhe nuk do të lejohen parkime në segmentet rrugore:

“Zogu i Zi” dhe në itinerarin Rruga e Durresit, Rruga “Fortuzi”, Rruga “Dervish Hatixhe”, Rruga e Barrikadave, rruga pas Pallatit të Kulturës (vendi i akomodimit te ekipeve).

Ndalimin e qarkullimit të automjeteve, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit, nga ora 10:00 deri në orën 18:00 të datës 10.05.2025, në gjithë itinerarin e etapës së dytë, në:

Sheshin “Skenderbej”;

Rrugën “Urani Pano”;

Rrugën “Dedë Gjo Luli”;

Rrugën “Ibrahim Rugova”;

Rrugën “Deshmorët e 4 Shkurtit”;

Bulevardin “Gjergj Fishta”;

Rrugën “Muhamet Gjollesha”;

Bulevardin “Bajram Curri”;

Rrugën “Ibrahim Rugova”;

Rrugën “Lek Dugagjini”;

Rrugën “Dervish Hima”;

Rrugën e Elbasanit- Rrethrrotullimi i Saukut;

Rrugën “Abdyl Frashëri”;

Bulevardin “Zogu I” deri te rruga “Fortuzi”;

Rruga pas Pallatit të Kulturës, me qëllim stacionimin e mjeteve në dispozicion të eventit.

Blloqet e banimi me akses të kufizuar në datën 10.05.2025:

– Pjesa e banimit në rrugët lidhëse me rrugën “Papa Gjon Pali” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00–18:00 (Ruget janë “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmeni”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”);

– Blloku në rrugën “Ukraina e Lirë” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00-18:00

Orientimi i devijimit të trafikut për datën 10.05.2025:

– Zona e Pazarit të Ri, “Hoxha Tahsim”, nuk kanë akses për t’u lidhur me Bulevardin “Zhan D’Ark”, por kanë akses vetëm me rrugën e Dibrës –Farmacia 10 dhe dalje në autostradën lindore, si dhe kalim në rrugën e Barrikadave.

– Pjesa e rrugës së Kavajës dhe rruga “Myslym Shyri” lidhet me zonën e Tiranës së Re, vetëm nëpërmjet rrugës “Dritan Hoxha”, për në Unazë të Re dhe anasjelltas.

– Zona e qytetit Studenti, Higjiena, shkolla e Baletit, Ish-tregu elektrik, “Ali Demi” kanë akses për të dalë në rrugën “Pasho Hysa” dhe në rrugën “Pjetër Budi” që kanë akses në rrugën “Agush Gjegjevica”, e cila kanë dalje për në unazën lindore. Gjithashtu, kanë për të dalë në rrethin e Shkozës dhe zonen e Kodrës së Priftit

Të këshilluara

Donald Trump rrit me 80% tarifat ndaj Kinës

Donald Trump po rrit tarifat ndaj Kinës në 80%, sipas një postimi në Truth Social. Kujtohet se presidenti amerikan e kishte lënë të hapur mundësinë e uljes ...

13:46

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI