Flash

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Vota e diasporës/ Sot afati i fundit për shqiptarët në Greqi

Lapsi.al 9 May 2025
Vota e diasporës/ Sot afati i fundit për shqiptarët në Greqi

Edhe dy ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 11 majit ndërsa në Shqipëri vijojnë të mbërrijnë fletët e votimit nga votimi i diasporës. Raportohet se kanë ardhur në Shqipëri edhe 6 mijë fletë nga emigrantët.

Dje, më 8 maj ka përfunduar afati që fletët e votimit të emigrantëve shqiptarë të qëndrojnë në pikat e DHL në të gjitha shtetet. Nga kjo datë është përjashtuar Greqia e cila sot ka afatin e fundit më 9 maji. Në vendin fqinj janë hasur problematika në shpërndarjen e zarfeve ku emigrantët nuk kanë mundur ende të votojnë.

Largësia e ishujve të Greqisë gjithashtu ka qenë një faktor që ka ndikuar në vonesat e votimit. Emigrantët kanë hasur vështirësi në marrjen dhe kthimin e zarfeve që kanë çuar drejt kimiteve të kohës që të kthehen brenda afatit në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot sërish një thirrje për emigrantët shqiptarë lidhur me kthimin e zarfeve me votën në Shqipëri. Rama shprehet se shqiptarët e diasporës që kanë zarfet në shtëpi, kanë ende kohë të mbetur për tu bërë e asaj që ai e cilëson "takimi historik i 11 majit".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI