Flash

BE-ja pritet të akuzojë Rusinë për përdorimin e armëve kimike në Ukrainë

Lapsi.al 7 May 2025
BE-ja pritet të akuzojë Rusinë për përdorimin e

Këshilli i Bashkimit Evropian e ka përgatitur një rregullore të re për sanksionet, përmes së cilës do ta akuzojë për herë të parë formalisht Rusinë për përdorimin e gazit CS si mjet lufte në vijat e frontit në Ukrainë.

Në një memorandum shpjegues të parë nga njësia hulumtuese e Shërbimit rus të Radios Evropa e Lirë (REL), si bazë për këtë veprim zyrtarët e BE-së i referohen dy raporteve të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), të publikuara me kërkesë të Ukrainës në nëntor 2024 dhe shkurt 2025. Ky propozim është pjesë e një pakete me tri grupe sanksionesh që BE-ja pritet t’i miratojë në ditët në vijim.

Dy paketat e tjera kanë në shënjestër sulmet kibernetike dhe fushatat e destabilizimit rus në Evropë. Sipas burimeve të brendshme të BE-së, flota e fshehtë ruse do të goditet nga paketa e katërt e sanksioneve të bllokut.

Raportet dokumentojnë përdorimin e pretenduar të gazit CS në Marivka dhe Ilinka, në rajonin e Dnipropetrovskut të Ukrainës, gjatë sulmeve ruse në vitin 2024. OPCW-ja i ka bazuar raportet e saj në mostra dheu dhe uji, intervista me personel ushtarak dhe fotografi të mbetjeve të granatave dore të shënjuara “RG-Vo”, që nënkupton “granatë dore – agjent toksik”.

Kanali shtetëror rus, RT, ka transmetuar pamje të trupave ruse duke përdorur granata të tilla, të prodhuara në Rusi, në fushën e betejës.

“Duke pasur parasysh seriozitetin e situatës, mungesën e një shpjegimi të besueshëm nga Rusia për përdorimin e raportuar gjerësisht të agjentëve për kontrollin e trazirave, dhe për të forcuar normën globale kundër përdorimit të armëve kimike, Bashkimi Evropian kërkon nga OPCW-ja një përcaktim të shpejtë të përdorimit të vërtetuar të agjentëve për kontrollin e trazirave si metodë lufte”, thuhet në memorandum.

Lista e sanksioneve të BE-së do të përfshijë Trupat për Mbrojtje Radiologjike, Kimike dhe Biologjike të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, si dhe qendrat kërkimore shkencore, 27 dhe 33, të përfshira në zhvillimin dhe përdorimin e agjentëve kimikë.

CS është një gaz lotsjellës i njohur edhe si “Lilac.” Ai shkakton irritim të rëndë të syve, lëkurës dhe rrugëve të frymëmarrjes. Ata që bien në kontakt me të humbasin orientimin dhe mund të mbyten.

Formalisht, CS konsiderohet mjet jovdekjeprurës për shtypjen e trazirave dhe përdoret nga policia në shumë vende. Përdorimi i substancave të tilla si armë ndalohet nga Neni 1 i Konventës për Armët Kimike, theksojnë zyrtarët e BE-së.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, kapsula me këtë gaz janë gjetur gjithashtu brenda dronëve Shahed të prodhuar nga Irani, të cilët janë përdorur gjerësisht nga Rusia në sulmet e saj ndaj Ukrainës./ REL

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI