Flash

Studentët serbë kërkojnë zgjedhje të parakohshme

Lapsi.al 6 May 2025
Studentët serbë kërkojnë zgjedhje të parakohshme

Studentët në Serbi po bëjnë thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare për të kapërcyer krizën. Ata janë shprehur se kërkojnë shpërbërjen e menjëhershme të Asamblesë Kombëtare dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në përputhje me nenin 109 të Kushtetutës së Republikës së Serbisë.

Më tej studentët bënë thirrje gjithashtu të gjithë qytetarëve t’i besojnë listës politike që studentët do të mbështesin në zgjedhje. Ata theksojnë se rrënjët e korrupsionit qeveritar kanë depërtuar shumë thellë në institucionet shtetërore, të cilat për këtë arsye nuk janë në gjendje të kryejnë në mënyrë të pavarur detyrat e tyre.

"Ne besojmë se demokracia është e vetmja mënyrë e duhur për të zgjidhur një krizë politike të këtyre përmasave, prandaj i bëjmë thirrje popullit të mbështesë listën që do t'u besohet studentëve që janë të përjashtuar nga të gjitha institucionet e arsimit të lartë në territorin e Serbisë, në mënyrë që peshorja e drejtësisë të anojë nga e vërteta", deklarojnë studentët.

Studentët kanë bllokuar universitetet publike për rreth gjashtë muaj, duke kërkuar që ata që janë përgjegjës për vdekjen e 16 personave nga shembja e tendës në stacionin hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor 2024, të mbahen përgjegjës. Protestat studentore janë bërë simbol i pakënaqësisë më të gjerë shoqërore me korrupsionin, mungesën e transparencës dhe meritokracinë.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI