Flash

PD: Të zgjatet vlefshmëria e dokumenteve të identitetit vetëm për arsye zgjedhore

Lapsi.al 6 May 2025
PD: Të zgjatet vlefshmëria e dokumenteve të identitetit

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka dalë sot në një deklaratë për mediat nga selia blu. Bylykbashi shprehet se sot janë 466 mijë shtetas në Shqipëri, me të drejtë vote, por të cilët nuk kanë një dokument të vlefshëm identiteti, as letërnjoftim, as pasaportë.

Sipas tij, qeveria shqiptare ka diskriminuar këta votues duke zgjatur vlefshmërinë e dokumenteve të identifikimit vetëm për zgjedhësit që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Bylykbashi i kërkon qeverisë të nxjerrë aktin normativ dhe të zgjatë vlefshmërinë e dokumenteve të identitetit vetëm për arsye zgjedhore, që këta shtetas më 11 maj të kenë mundësi të votojnë. Gjithashtu i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ta kërkojë këtë gjë pranë qeverisë. Nënkryetari i PD tërheq vëmendjen e insitucioneve ndërkombëtare që të vënë në dukje këtë shkelje të të drejtave të shqiptarëve.

DEKLARATË E PLOTË E BYLYKBASHIT:

Sot janë 466 mijë shtetas me të drejtë vote të cilët nuk kanë një dokument të vlefshëm identiteti, as letërnjoftim, as pasaportë. Qeveria Shqiptare zgjati vlefshmërinë vetëm për zgjedhësit që jetojnë jashtë Shqipërisë, duke diskriminuar ata që janë në Shqipëri.

Ky diskriminim është antikushtetues dhe rrezikon të drejtën e votës së këtyre 466.000 shtetas që banojnë në Shqipëri, dhe më 11 maj duan të votojnë e të shprehin të drejtën e tyre kushtetuese. I kërkojmë qeverisë që pa vonesë të nxjerrë aktin normativ dhe të zgjatë vlefshmërinë e dokumenteve të identitetit vetëm për arsye zgjedhore, që këta shtetas më 11 maj të kenë mundësi të votojnë.

I kërkojmë KQZ, si organi suprem në mbarëvajtjen e zgjedhjeve që të kërkojë me forcë pranë qeverisë në mënyrë që këta shtetas të kenë mundësi që të votojnë. Gjithashtu tërheqim vëmendjen e mekanizmave ndërkombëtarë për vëzhgimin e zgjedhjeve, siç është OSBE-ODIHR, OSBE-ja, Këshilli i Europës dhe çdo institucion tjetër ndërkombëtar, që të vënë në dukje këtë shkelje të të drejtave të shqiptarëve. Kjo të bëhet tani, menjëherë, në mënyrë që më 11 maj të gjithë shqiptarët të kenë të drejtën të shprehen për ndryshimin, për të ndryshuar këtë regjim autokratik.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI