Flash

U sëmur gjatë vizitës në SHBA, Vuçiç shtrohet në spitalin ushtarak në Beograd

Lapsi.al 3 May 2025
U sëmur gjatë vizitës në SHBA, Vuçiç shtrohet

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është shtruar në Spitalin Ushtarak në Beograd. Vuçiç u sëmur gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara. Ai ishte kontrolluar nga mjekët dhe pas kontrollit kishte vendosur të kthehej në Serbi, sipas transmetuesit publik serb, RTS. Vuçiç gjatë qëndrimit në SHBA u takua me ish-kryetarin e Nju Jorkut, Rudy Giuliani. Ai ishte paraparë që të takohej me disa zyrtarë të lartë të Partisë Republikane, para se të ndërpriste vizitën në SHBA. I dërguari i presidentit amerikan për Misione të Posaçme, Richard Grenell, i ka uruar shërim të shpejtë Vuçiçit, pasi udhëheqësi serb ndërpreu vizitën papritur.

Në një postim në X, Grenell po ashtu ka shprehur keqardhje që nuk ka mundur të takohet me udhëheqësin serb. Sipas agjencisë Tanjug, Vuçiç u sëmurë teksa po përgatitej për takimet me kongresistë amerikanë. Zyra e Presidencës serbe nuk iu përgjigj kërkesës së Radios Evropa e Lirë e Lirë për koment, por RTS-ja ka raportuar se në ditët në vijim publiku do të informohet me detaje lidhur me shëndetin e Vuçiçit.

Vizita e Vuçiçit në SHBA u zhvillua disa ditë para se ai të marrë pjesë në Ditën e Fitores në Moskë më 9 maj. Kjo vizitë e tij në Rusi është kritikuar nga Bashkimi Evropian. Serbia, që ka raporte të mira me Rusinë, deri më tani nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës për shkak të pushtimit të Ukrainës. Bashkimi Evropian disa herë i ka bërë thirrje Serbisë, shtet që synon të antarësohet në bllok, që të harmonizojë politikën e jashtme me atë të Brukselit./REL

Të këshilluara

Berisha komenton takimin e Ramës në Dibër

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me qytetarët e Peqinit komentoi edhe takimin e PS-së në Dibër, ku reperi i njohur Noizy mbërriti në takim...

12:17

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI