Flash

Detaje nga ekzekutimi i biznesmenit Bujar Nasufit

Lapsi.al 3 May 2025
Detaje nga ekzekutimi i biznesmenit Bujar Nasufit

Detaje të reja kanë dalë lidhur me vrasjen e biznesmenit Bujar Nasufit, ndodhur mbrëmjen e 12 Janarit në kryeqytet. Një dorezë gjysmë e djegur që u përdor nga autori është prova më e fortë që hetuesit kanë në duar për të hedhur dritë mbi krimin e rëndë. Siç raporohet pas krimit autori i cili lëvizte me një motor e dogji dorezën në një tunel në zonën e Kombinatit dhe duke qenë se ekzekutori kishte përdorur doreza, në motomjet nuk u gjetën gjurmë të gishtërinjve.

Por bëhet e ditur se doreza e cila nuk ishte djegur plotësisht janë zbuluar material biologjik dhe prej tij është përftuar një profil ADN i gatshëm për krahasim. Gjithashtu thuhet se është kërkuar krahasimi i këtij profile me bazën e të dhënave të ADN-së pranë Interpolit. Nëse rezulton i përputhshëm me ndonjë nga profilet e të skeduarve më herët për krime të tjera, prokuroria mund të ketë të dyshuarin e parë.

Hetuesit po ashtu konfirmojnë se vendim gjykate është vendosur që profili i ADN-së së përftuar të krahasohet me atë të nënës së vëllezërve nga Përmeti, të cilët kanë pasur konflikte me biznesmenin e vrarë për shkak të shitjes së një prone nga babai i tyre në emër të Bujar Nasufit. Të dy vëllezërit janë të skeduar në Spanjë në aktivitetin e trafikut të kokainës dhe prokuroria po heton për implikimin e tyre në këtë ngjarje të rëndë. Lidhur me këtë ngjarje, Prokuroria është duke hetuar në disa pista, por e vetmja shpresë që mund ti afrohet të paktën emrit të ekzekutorit është prova e ADN-së që kanë prej tij.

Të këshilluara

Berisha komenton takimin e Ramës në Dibër

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me qytetarët e Peqinit komentoi edhe takimin e PS-së në Dibër, ku reperi i njohur Noizy mbërriti në takim...

12:17

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI