Flash

Berisha komenton takimin e Ramës në Dibër

Lapsi.al 3 May 2025
Berisha komenton takimin e Ramës në Dibër

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me qytetarët e Peqinit komentoi edhe takimin e PS-së në Dibër, ku reperi i njohur Noizy mbërriti në takimin elektoral me Lamborghini. Lideri i opozitës theksoi se kryeministri Edi Rma tallet me shqiptarët duke u shprehur se merr dalluen dhe i bie. Kreydemokrati gjithashtu e ironizoi takimin e PS-së me personazhe të showbizz, duke e krahasur me kandidaten për presidente të Amerikës, ku tha se Edhe Kamala Harris mori të gjithë Hollywood me vete, por përfundoi atje ku e meritonte.

"Të dashur miq, Edi Rama pasi zhyti qytetarët në varfëri, i la pensionistët në mjerim me pension mesatar 172 mijë lekë, të cilin nuk e marrin 57 përqind e pensionistëve se marrin më pak. Pasi përzuri në 10 vite rreth 45 përqind të shqiptarëve nga Shqipëria. Pasi ndërtoi një parajsë të vërtetë, saraje dy herë më të mëdha se vila e Enver Hoxhës. 57 metra të gjatë e kanë themelin, me kopsht katër herë më të madh se vila e diktatorit. Duke deklaruar se kishte gjithsej 3800 euro.

Pasi u martua me një pallat në pajë, 5 kate pallati pa asnjë faturë. Pasi zhduku në kontot e tij bankare 130 milionë euro të djegësit të Tiranës. Pasi plaçkiti dhe grabiti 225 mijë metër katrorë tokë tek kanioni i Gjipesë në zonën më të bukur në detin Jon. Pasi ka rrëmbyer me baxhanakun e tij qindra milionë euro tek AKSHI dhe tendera të tjera. Pasi i dha të vëllait 38 mijë metër katrorë tokë të pronarëve tiranas tek Rrapi i Treshit. Pra miq, tani çfarë bën? U vë perde para syve, në një akt cinik, në një akt të papërgjegjshëm u vë qytetarëve shqiptarë perden.

Dhe në vend se të japë llogari pensionistëve se pse i la me atë pension, u nxjerr marrëzitë e tij. Tallavara. U nxjerr banalitete. Organizon takime siç bëheshin në vitet ’50 që i organizonte fronti, veçmas burrat, veçmas gratë. U kthye në gjenet e të atit. I kërkohet të vijë të ballafaqohet, refuzon. Po pse refuzon? Sepse del hajdut para jush. Nuk thotë një fjalë se ku janë 130 milionë euro. Nuk justifikon dot kurrë sarajet e tij në Surrel. Nuk justifikon dot kurrë 225 mijë tokë në Gjipe pa asnjë dokument kadastral, me falsitet, falsitet, falsitet. Pra të gjitha këto kërkon t’u vërë perde ju. Tallet me ju, tallet me shqiptarët, merr daullen, i bie daulles.

Gjen edhe Noizin me Lamborghini. Po Lamborghini i Noizit nuk është pensione, nuk është rroga. Ai ta gëzojë, po ç’punë ka pensionisti me të, apo si ta mashtrojë? Po ç’punë ka i sëmuri që vdes për ilaçe? Historia ka qenë e hidhur. Edhe Kamala mori të gjithë Hollivudin me vete, po përfundoi atje ku e meritonte. Çfarë i mendon ky shqiptarët? Qenie primitive, njerëz të papërgjegjshëm? Njerëz që mund t’i mashtrojë.

Kurrën e kurrës nuk janë të tillë shqiptarët, nuk janë të tilla gratë, nënat, motrat, vajzat tona. Ndaj dhe 11 Maji është dita e qytetarit. Është ora e vërtetë e tij. E mençurisë, e dinjitetit, e krenarisë së tij, e shpresës, e besimit tek e ardhmja. Votoni njishin. Të gjithë jeni njisha. Rrofshi ju, rroftë Peqini, rroftë Shqipëria!" tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI