Flash

Rama sulmon partitë e reja: Janë cikli i dytë i farës së keqe të së ndjerës LSI

Lapsi.al 3 May 2025
Rama sulmon partitë e reja: Janë cikli i dytë i farës

Edi Rama, nga Saranda, ka sulmuar partitë e reja politike duke i cilësuar si ciklin e dytë të farës së keqe të LSI-së.

Rama tha se një parti e vogël përfaqëson interesat të vogla, pavarësisht se ato e shesin veten për përfaqësuese të interesave të mëdha, ndërsa pranoi gabimet e bëra në të shkuarën.

"Ne duhet t'u tregojmë atyre që duhet ta bëjmë këtë proces në afat dhe në atë moment që firmoset dakordësia do jenë të detyruar ta çojnë në parlamentet e tyre dhe ëndrra e madhe do të bëhet realitet falë votës së shumicës së shqiptarëve.

Është shumë e rëndësishme sepse na duhet fuqi. Duhet të jemi të përpiktë me ata. Kur bihet dakord me ata, 1 mijë nga Shqipëria dhe 1 mijë nga BE, ne merremi vesh me ta. Tani e imagjinoni ju. Ne bëjmë negociata me ta dhe vijmë këtu dhe para përfytyroni të dalë bufi të thotë prit se do merreni vesh me mua. Ose këta zogjtë që dalin vërdallë, që thonë jemi të rinjtë. Ata rini kanë vetëm moshën e kryetarëve të tyre.

Ato parti të vogla janë cikli i dytë i farës së keqe të së ndjerës LSI dhe ju kujtohet mirë se çfarë kemi hequr duke i provuar të tëra dhe konkluzioni im është sa më e vogël një parti, aq më të vogla interesat e atyre që e shesin veten për përfaqësues të interesave të mëdha. Partitë e vogla kanë për interesa të vogla. Një parti e madhe si PS është për interesin kombëtar. Kaq e vërtetë është kjo, sa të kthehesh mbrapa sheh që kemi bërë gabime, por asnjë moment ta ketë tradhtuar interesin kombëtar", tha Rama.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI