Flash

Rama: Satira dhe karikatura nuk janë bullizim

Lapsi.al 3 May 2025
Rama: Satira dhe karikatura nuk janë bullizim

Kryeministri Edi Rama tha sot se shumica e etiketimeve që ka përdorur deri më tani në fushatë nuk janë bullizim, por janë pjesë e satirës dhe karikaturës. Sa i takon përdorimit të termit "autik", Rama këmbënguli se ka folur për autizëm politik, por tha se kërkoi falje pas lëndimit të prindërve të fëmijëve autik. Kreu i qeverisë shtoi më tej se në Shqipëri nuk ekzistojnë më problemet me tranzicionin, ndërsa shtoi se tani vendi është një hap larg Bashkimit Europian.

"Satira dhe karikatura nuk janë bullizim. Unë kam folur për autizëm politik. Por përballë lëndimit të prindërve të fëmijëve autik, ndjeva dhe të kërkoj falje. Për mua ai njeri simbolizon fiks bufin e kënetës. Qe ushqehet me krijesat aty brenda. Prandaj ende sot ajo parti e lindur si parti e shpresës, nuk arrin të shpëtojë nga kthetrat e bufit. Ato që jan pak më ndryshe ose gëlltiten nga bufi ose mbyten në ujërat e këntës. Primaret nuk ishin garë. Se po të ishte ashtu fituesit nuk do ishin brenda barkut të bufit.

Ne nuk kemi më problem me tranzicionin. E kemi kaluar. Tani jemi një hap larg Bashkimit Europian. Satira dhe karikatura nuk janë forma të bullizmit. Sharjet dhe ndërtimi i alibisë se nuk po humbim por po na i vjedhin janë gjëra të rënda.", tha Rama.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI