Flash

Funerali i Papa Franceskut, sheshi i Shën Pjetrit mbushet me mbi 400 mijë pjesëmarrës

Lapsi.al 26 April 2025
Funerali i Papa Franceskut, sheshi i Shën Pjetrit mbushet me mbi 400

Të paktën 400,000 njerëz morën pjesë në funeralin e Papa Françeskut sot, duke përfshirë besimtarët që u mblodhën në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan dhe përgjatë procesionit nëpër rrugët e Romës.

“Vlerësimet tona paraprake tregojnë për një pjesëmarrje të jashtëzakonshme. Rreth 400,000 persona ndodheshin në sheshin e Shën Pjetrit dhe përgjatë itinerarit të kortezhit funebër,” deklaroi ministri italian i Brendshëm, Matteo Piantedosi, për TG5.

Arkivoli i Papës u përcoll nga një kortezh solemn deri në bazilikën Santa Maria Maggiore, ku u mbajt ceremonia e varrimit në praninë e liderëve fetarë dhe shtetërorë nga mbarë bota. Papa Françesku, i njohur për përulësinë, përkushtimin ndaj të varfërve dhe përpjekjet për reformimin e Kishës Katolike, do të mbahet mend si një nga papët më të dashur dhe më progresistë të kohës moderne.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI