Flash

Sherri në Bulqizë/Pas Xhelal Mziut dhe nipit të tij, referohet në SPAK Kalosh Murra

Lapsi.al 26 April 2025
Sherri në Bulqizë/Pas Xhelal Mziut dhe nipit të tij, referohet

Policia ka referuar materialet në SPAK për veprën penale 'pengimi i subjekteve zgjedhore' për Kalosh Murrën. Kjo vjen pas një sherri të ndodhur në Ostren mes kandidatit për deputet të Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu dhe nipit të tij, Elson Mziu me zyrtarin e bashkisë së Bulqizës, Kalosh Murra.

Kandidati i PD-së ka berë kallëzim për këtë të fundit ku pretendon se gjatë takimit elektoral të zhvilluar nga Partia Demokratike në fshatin Ostren, Kalosh Murra indimidonte pjesëmarrësit në takim.

NJOFTIMI:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në SPAK, për veprën penale "Pengimi i subjekteve zgjedhore", për shtetasin K.M., 33 vjeç, banues në Shupenzë, pasi ndaj tij me datë 25.04.2025, ka bërë kallëzim shtetasi Xh. M., 58 vjeç, banues në Tiranë, i cili pretendon se gjatë takimit elektoral të zhvilluar nga subjekti politik “Partia Demokratike”, në fshatin Ostren, shtetasi K.M., indimidonte pjesëmarrësit në takim”.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI