Flash

Goditet rrjeti që trafikonte drogë nga SHBA, 1 i arrestuar dhe një tjetër në kërkim

Lapsi.al 26 April 2025
Goditet rrjeti që trafikonte drogë nga SHBA, 1 i arrestuar dhe

Në një operacion të përbashkët, janë goditur dy raste të trafikimit të Cannabisit me përqindje të lartë THC, të ardhur nga SHBA, me destinacion Tiranën.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë sekuestruar 3 pako me 7.7 kg Cannabis Sativa, ndërsa një person është arrestuar në Elbasan dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Këto veprime vijnë pas një sërë aksionesh të ngjashme, ku janë goditur disa grupe kriminale që ishin të përfshira në trafikimin e lëndëve narkotike. Gjatë javës janë sekuestruar rreth 10 kg Cannabis dhe janë identifikuar 8 individë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Operacioni “Dërgesa 1” çoi në arrestimin e Rakip Hoxha, 32 vjeç, i cili mori dy pako me rreth 4 kg Cannabis në një degë postare në Elbasan. Ndërkohë, në operacionin tjetër, “Dërgesa 2”, F. I., 21 vjeç, u shpall në kërkim pasi dyshohet se do të merrte një pako me 3.7 kg Cannabis në Vorë.

Aktualisht, po punohet për kapjen e 21-vjeçarit dhe për zbardhjen e të gjithë rrjetit të trafikimit, si dhe për ndalimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI