Flash

Bota akademike në zi, ndahet nga jeta pedagogu i Ekonomikut dhe studiuesi i njohur

Lapsi.al 26 April 2025
Bota akademike në zi, ndahet nga jeta pedagogu i Ekonomikut dhe studiuesi i

Pedagogu, studiuesi dhe kërkuesi shkencor, Fatmir Memaj u nda sot papritur nga jeta.

Universiteti i Tiranës, në një mesazh ngushëllues, shprehet se kjo është humbje e madhe për familjen dhe botën akademike.

“Prof. Dr. Fatmir Memaj u nda nga jeta sot, në mënyrë të beftë, në një moshë të re dhe në kulmin e aftësive të tij intelektuale e akademike. Familja e tij humbi njeriun më të dashur dhe më të përkushtuar. Fakulteti i Ekonomisë dhe Universiteti i Tiranës humbën një koleg të shkëlqyer, një pedagog të mirë, një studiues dhe kërkues shkencor të nivelit ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e UT-së.

Fatmir Memaj u diplomua në nivelin Bachelor në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, në vitin 1985, dhe mori titullin PhD në Ekonomi në vitin 1996.

Që nga marsi i vitit 2007, ai mbante titullin Profesor në Departamentin e Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar.

Ai kishte mbi 30 vjet përvojë në institucionet e arsimit të lartë dhe ishte autor dhe bashkautor në 6 monografi, 5 përkthime librash, rreth 50 artikuj shkencorë, rreth 90 kumtesa në konferenca dhe shumë materiale të tjera kërkimore e projekte.

“Fatmir Memaj do të mbahet mend nga kolegët e tij në fakultet dhe jashtë tij, para së gjithash si një njeri i mrekullueshëm, i qetë, i urtë dhe me një humor të hollë, i cili e plotësonte atë me karakteristikat e një njeriu që kushdo donte ta kishte pranë”, thuhet në njoftimin e Universitetit të Tiranës, ku i shprehen ngushëllimet më të ndjera familjarëve, të afërmëve, miqve dhe kolegëve të tij të ngushtë.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09