Flash

Tërmeti godet Lushnjen

Tërmet në Lushnje. Lëkundja sizmike ka qenë me magnitudë 3.4 rihter dhe është ndier rreth orës 15:56 të kësaj ...

16:29

Euro prek një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun nuk po e ndal rënien as këtë javë dhe ka prekur një minimum të ri historik. Sipas ku...

16:16

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

Kush do ta pasojë Papa Françeskun? Njihuni me 12 kandidatët e mundshëm

Lapsi.al 26 April 2025
Kush do ta pasojë Papa Françeskun? Njihuni me 12 kandidatët e

Tashmë që Papa Françesku prehet i qetë, vëmendja kryesore është në pasuesin e tij në krye të Vatikanit. Përmenden shumë emra kardinalësh, por duket se 12 janë në “pole-position”, nga ku mund të dalë “tymi i bardhë”.

Ndër 12 kandidatët, janë edhe dy kardinalë nga Afrika: Peter Turkson nga Gana dhe Fridolin Ambongo nga Kongo. Do të ishte historike, do të ndodhte për herë të parë që një Papë të zgjidhej nga kontinenti afrikan.

Papa zgjidhet në një proces sekret dhe rreptësisht të ritualizuar, të quajtur konklavë dhe që zhvillohet në Kapelën Sistine në Vatikan. Të drejtë vote kanë vetëm kardinalët nën moshën 80 vjeç dhe në votim marrin pjesë rreth 120 kardinalë.

Kardinali Peter Turkson – 76 vjeç, Gana, zyrtar dhe diplomat i Vatikanit

Potencialisht Papa i parë nga Afrika Sub-Sahariane. Turkson punon në Gana si pastor, por ai zotëron edhe aftësi diplomatike dhe përvojë udhëheqëse brenda Vatikanit. Papa Françesku e dërgoi atë në Sudanin e Jugut si të dërguar special për paqen.

Shkathtësia e tij në komunikim, si dhe fakti që vjen nga rajoni ku Kisha ka rritjen më të madhe të anëtarësimit, ndërkohë që ajo po zbehet në Evropë – e forcojnë edhe më shumë profilin e tij.

Kardinali Fridolin Ambongo Besungu – 65 vjeç, Kongo, Kryepeshkop i Kinshasës

Një yll i ri nga Afrika. Ambongo kombinon pikëpamjet e forta tradicionale me një përkushtim ndaj drejtësisë sociale. Ai është një zë i rëndësishëm i një kishe afrikane në rritje të fuqishme. Kundërshtimi i tij i hapur ndaj bekimit të çifteve të të njëjtit seks e ngriti profilin e tij ndërkombëtar mes konservatorëve.

Kardinali Luis Antonio Tagle – 67 vjeç, Filipine, kreu i Zyrës së Vatikanit për Ungjillëzimin

I quajtur “Françesku i Azisë” për shkak të fokusit të tij në drejtësinë sociale, Tagle shihet në disa qarqe si më i preferuari për t’u bërë Papa i parë nga Azia – ashtu si Françesku ishte Papa i parë nga Amerika. Në letër, Tagle i ka të gjitha kualifikimet për të qenë Papë.

Megjithatë, shanset e tij mund të pakësohen nga akuzat për sjellje abuzive brenda Caritas Internationali, rrjeti global humanitar katolik që ai drejtoi për vite me radhë. Selia e Shenjtë e largoi atë nga ai pozicion në vitin 2022.

Kardinali Pietro Parolin – 70 vjeç, Itali, Sekretar Shteti i Vatikanit

Një urë e mundshme midis fraksioneve të ndryshme në Kishë, Parolin ka qenë sekretar shteti i Françeskut që nga viti 2013 dhe është një nga kandidatët kryesorë për Papë. Zyra e tij është e dyta në hierarki, menjëherë pas Papës.

Konservatorët e kritikuan atë për rolin që luajti në ndërmjetësimin e një marrëveshjeje me Pekinin për emërimin e peshkopëve në Kinën komuniste. Zgjedhja e tij do të kthente postin e Papës në Itali, pas tre papëve joitalianë.

Kardinali Marc Ouellet – 79 vjeç, Kanada, ish-kreu i zyrës peshkopale të Vatikanit

Si veteran i strukturave të Vatikanit me përvojë ndërkombëtare, Marc Ouellet është konsideruar prej kohësh një nga kandidatët kryesorë për Papë. Është teologjikisht konservator, prandaj tradicionalistët e vlerësojnë veçanërisht shumë. Vitet e fundit ai ka qenë objektiv i akuzave për sjellje të pahijshme, por këto janë hedhur poshtë.

Matteo Zuppi – 69 vjeç, Itali, Kryepeshkop i Bolonjës

I quajtur shpesh “Bergoglio i Italisë” për shkak të ngjashmërisë së tij me Papa Françeskun, Zuppi është një “prift rrugësh” që mbron të varfërit dhe emigrantët dhe i shmang luksit – ndonjëherë duke përdorur një biçikletë në vend të një makine zyrtare. Rrymat e kishës konservatore mund të mos e mbështesin atë, sepse ai njihet për pikëpamjet e tij përparimtare.

Jean-Marc Aveline – 66 vjeç, Francë, Kryepeshkop i Marsejës

Ai njihet për sensin e tij të humorit dhe marrëdhënien e tij të ngushtë me Françeskun, veçanërisht në lidhje me emigracionin dhe marrëdhëniet myslimano-krishtere. Nëse zgjedhet, Aveline do të jetë Papa i parë francez që nga shekulli i 14-të dhe më i riu që nga Gjon Pali II. Ai e kupton italishten, por nuk e flet rrjedhshëm – gjë që mund të jetë problem pasi do të ishte edhe peshkopi i Romës.

Kardinali Peter Erdo – 72 vjeç, Hungari, Kryepeshkop i Esztergom-Budapest

Një përfaqësues i fortë i mësimit tradicional katolik, i cili megjithatë arriti të ndërtojë ura me mjedisin përparimtar të Françeskut. Ai ishte gjithashtu një nga kandidatët gjatë konklavës së vitit 2013. Erdo flet disa gjuhë, duke përfshirë italishten, megjithëse nuk konsiderohet veçanërisht karizmatik, ai mund të tërheqë ata që duan një mandat të qëndrueshëm.

Kardinali Mario Grech – 68 vjeç, Maltë, Sekretar i Përgjithshëm i Sinodit të Ipeshkëve

Në fillim të karrierës së tij, Grech ishte një konservator dhe më pas ai u bë një ithtar kryesor i reformave të Françeskut. Në vitin 2014, ai bëri thirrje për një qëndrim më tolerant ndaj katolikëve LGBTQ+, në një fjalim të famshëm që u vlerësua edhe nga Papa. Pozicioni i lartë në Vatikan dhe lidhjet e mira me rryma të ndryshme e bëjnë kandidat serioz.

Kardinali Juan José Omella – 79 vjeç, Spanjë, Kryepeshkop i Barcelonës

Pranë Papa Françeskut, Omella bën një jetë modeste pavarësisht pozitës së tij të lartë kishtare. Ai u bë kardinal në vitin 2016 dhe në vitin 2023 iu bashkua trupit këshillues prej nëntë anëtarësh të Papës. Afërsia e tij me Françeskun mund të jetë një pengesë nëse konklava dëshiron të ndryshojë drejtimin.

Kardinali Joseph Tobin – 72 vjeç, SHBA, Kryepeshkop i Njuark

Edhe pse nuk ka gjasa që Papa të jetë nga SHBA, Tobin është kandidati më realist mes amerikanëve. I lindur në Detroit, ai flet rrjedhshëm italisht, spanjisht, frëngjisht dhe portugalisht. Ai është vlerësuar për trajtimin e tij të një skandali të rëndë të abuzimit seksual. Ai njihet edhe për hapjen e tij ndaj personave LGBTQ+.

Kardinali Angelo Scola – 83 vjeç, Itali, ish Kryepeshkop i Milanos

Në konklavën e vitit 2013, Scola ishte një nga favoritët. Mbështetësit e tij vlerësojnë mprehtësinë e tij teologjike dhe qëndrimin e mirë mes atyre që favorizojnë një kishë më të centralizuar. Megjithatë, ai e kaloi kufirin e sipërm të moshës 80 për të votuar në konklavë. Teknikisht është e mundur të zgjidhet një papë jashtë një organi elektoral, por kjo është një gjë e rrallë në epokën moderne.

Por nuk duhet harruar shprehja e vjetër: “Kardinalët e rinj zgjedhin një papë të vjetër”. Ky aforizëm cinik pasqyron një model tradicional në konklavë – duke sugjeruar që kardinalët më të rinj dhe ambicioz preferojnë të zgjedhin një papë më të vjetër – ndoshta dikë që nuk do të qëndrojë gjatë në këtë pozitë.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI