Flash

Gjyqi për shpifje në GJKKO/ Shtyhet seanca mes Vilma Nushit dhe Albana Vokshit

Lapsi.al 24 April 2025
Gjyqi për shpifje në GJKKO/ Shtyhet seanca mes Vilma Nushit dhe Albana

Në Gjykatën e Posaçme është shtyrë sërish seanca për shpifje mes biznesmenes Vilma Nushi dhe deputetes demokrate Albana Vokshi.

Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e prokurorit Elvin Gogaj, ndërsa seanca e radhës u caktua më 6 maj.

Në seacën e 15 prillit ku ishin të pranishme të dyja palët, Nushi lexoi pretendimet e saj, ku kërkoi dënimin e Albana Vokshit për veprën penale të “Shpifjes”, lidhur me deklaratat që ajo ka bërë në Komisionin hetimor parlamentar për “Sterilizimin”.

Vilma Nushi dhe Shoqëria 3P Life Logistic sh.p.k, që ka fituar koncesionin e Check Up, kanë kallëzuar Albana Vokshni për veprën penale të “Shpifjes”.

Koncensionari thotë se në 10 vite vlera e projektit është 63 milionë euro në total, dhe jo 130 milionë euro, siç ka akuzuar Vokshi.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do të blihet me 98.5 lekë dhe do të shitet me 99.2 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet m...

08:13

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI