Flash

I quajti burrat dibranë “çyrykë”, Rama: Nuk janë fare të fyer

Lapsi.al 24 April 2025
I quajti burrat dibranë “çyrykë”, Rama: Nuk

Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklarata e tij nga Dibra ku u shpreh se burrat që mbështesin Partinë Demokratike janë çyrykë.

Rama u shpreh se nuk ka ofenduar asnjë burrë dibran, duke theksuar se ka thënë “gjysmat e tyre”, referuar atyre që nuk mbështesin PS-së.

Kreu i qeverisë shtoi se burrat dibranë nuk janë fare të ofenduar nga deklaratat e tij, madje shtoi ai “përkundrazi do i shikoni në zgjedhje”.

“Unë s’kam ofenduar asnjë burrë dibran, kam thënë “gjysmat”, kam shpjeguar elektoratin se 56% e grave shqiptare, pjesë më e shëndetshme politikisht sepse janë më pak të prirura për të ulur në kafe mbështet PS. Në disa qarqe shkon mbi 60%. Tek burrat jemi më afër, dhe kam thënë na mjafton 56% e grave, 55% e votuesve e parë dhe gjysma e burrave, gjysma tjetër janë çyrykë politikisht. Të shkosh me kënetën ka një problem shumë të madh, Burrat dibranë nuk janë fare të fyer, përkundrazi do i shikoni në zgjedhje”, tha Rama.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do të blihet me 98.5 lekë dhe do të shitet me 99.2 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet m...

08:13

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI