Flash

Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje të pakta shiu

Lapsi.al 24 April 2025
Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje të pakta shiu

Vranësirat do të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit dhe në zonat qëndrore dhe juglindore do të gjenerojnë reshje të pakta shiu.

Parashikohet që pas mesditës dhe në vijim moti të jetë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave në të gjithë territorin, ku në qendër dhe lindje do të ketë edhe rrebeshe afatshkurtra shiu.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 24°C vlera maksimale e cila pritet në qarkun e Vlorës. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 30 km/h nga drejtimi perëndimor e për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të krijohet dallgëzim i ulët.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI