Flash

Tiranë/ Sherri për paratë me fajde, konflikti nisi në lokal

Lapsi.al 17 April 2025
Tiranë/ Sherri për paratë me fajde, konflikti nisi në lokal

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosje me armë zjarri në një lokal në Tiranë mbrëmjen e së mërkurës (16 Prill), ku një person u qëllua me armë dhe u dërgua në një spital privat në Tiranë pas ngjarjes. Bëhet e ditur se shtatë persona kanë qenë të ulur së bashku në një tavolinë brenda restorantit te rruga “Sami Frashëri” dhe dy prej tyre pasi kanë debatuar kanë goditur njëri-tjetrin.

Gjithashtu bëhet e ditur se njëri prej tyre i ka dhënë dorën të gjithë personave në tavolinë, ndërsa personi tjetër ka refuzuar duke e ofenduar dhe më pas sherri ka degraduar në konflikt fizik dhe me karrige. Gjatë sherrit është qëlluar edhe me armë zjarri, ndërsa personat e përfshirë më pas janë larguar me katër makina me shpejtësi të gjithë nga vendi i ngjarjes për t’i shpëtuar policisë. Gjithashtu dyshohet se përplasja mes tyre ka ndodhur për paratë me fajde.

Më pas policia ka shkuar në restorantit ku ndodhi konflikti dhe ka konstatuar një gëzhojë dhe njollat e gjakut, po ashtu ka sekuestruar edhe armën e zjarrit tip pistoletë e cila ishte lënë brenda në restorant nga autori, pasi dyshohet që gjatë përleshjes fizike i ka rënë në tokë. Ndërkohë arma është dërguar ne laborator për t’u bërë ekspertiza për të zbuluar ADN dhe shenjat e gishtave.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI