Flash

Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu

Lapsi.al 17 April 2025
Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu

Depërtimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë Oqeanike do të vijojnë ndikimin e tyre në vendin tonë, duke sjellë alternim të kthjellimeve dhe vranësirave të cilat në zonat veriore do të jenë më të dendura duke gjeneruar rrebeshe shiu.

Parashikohet që orët pasdites dhe në vijim të sjellin shtim të vranësirave duke rrezikuar reshje shiu në të gjithë territorin e vendit, por intensiteti i reshjeve do të jetë i ulët.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit, por ulen lehtë maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera më e ulët deri në 28°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi jugor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim deri në 5 – 6 ballë.

Kosovë

Do të mbetet republika e Kosovës, nën mbizotërimin e vranësirave të dendura dhe reshjeve të shiut ku në zonat perëndimore dhe veriperëndimore priten edhe rrebeshe; Gjatë orëve të pasdites, vranësirat dhe reshjet e shiut do të jenë prezent pothuajse në të gjithë territorin e Kosovës, megjithatë vonë në mbrëmje pritet dobësim i tyre. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat termike nga 9°C vlera më e ulët deri në 23°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës me shpejtësi deri në 60 km/h nga drejtimi permanent jugor.

Maqedonia e Veriut

Do të vijojë depërtimi masave ajrore të paqëndrueshme në të gjithë republikën e MV duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta; Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes; të shtojnë vranësirat duke gjeneruar reshje shiu, por intensiteti i tyre do të jetë i dobët. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat termike nga 9°C vlera më e ulët deri në 23°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 55 km/h nga drejtimi permanent Jugor.

Europa

Si pasojë e prezencës së dy qendrave të fuqishme ciklonare përkatësisht; në veri dhe veriperëndim të kontinentit me ndikim deri në Alpet e Europës do të kushtëzojnë motin në këto rajone ku gadishulli Skandinav; ishujt Britanikë si edhe Europa Qendrore do të kenë reshje të dendura shiu si edhe stuhi të forta ere. Po ashtu me reshje shiu e stuhi të forta ere do të paraqiten; gadishulli Apenin si edhe rajoni i Ballkanit, por reshjet do të jenë me intensitet të ulët, ndërsa nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike do të jenë; gadishulli Iberik; gadishulli Pelopones si edhe vendet e Europës Lindore duke bërë që moti të jetë i kthjellët me vranësirat e lehta e kalimtare.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI