Flash

Rama: Tirana do të jetë epiqendra e politikës evropiane me 16 maj

Lapsi.al 17 April 2025
Rama: Tirana do të jetë epiqendra e politikës evropiane me 16 maj

Kryeministri Edi Rama ka vijuar dhe sot bashkbisedimin me komentuesit në Facebook në rubrikë "Sy m'sy". Rama tha se më 16 maj Tirana do të jetë epiqendra e politikës evropiane. Ai shtoi se në takimin e liderëve europianë në Tiranë, pritet të jetë i pranishëm edhe kancelari i ri i Gjermanisë Friedrich Merz.

"Nga Kievi, në Madrid e Lisbonë. Plus sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, presidenten e KE, patjetër edhe drejtuesit dhe presidentët e bankave zhvillimore të Evropës, presidenten e FMN, që do të jenë të tërë në Tiranë më 16 Maj. Tirana do jetë epiqendra e politikës evropiane edhe njëherë tjetër deri në një moment historik për Evropën.

Ku Evropa duhet të japë disa pyetje me sigurinë, rritjen ekonomike, luftën kundër rritjes së pabarazisë, lidhur me mjetet për zbutjen e kostove gjithmonë e më në rritje të jetesës.

Të gjitha këto do të diskutohen në Shqipëri, ku do të vijë në takimin e tij të parë të këtij formati edhe kancelari i ri i Gjermanisë. Shqipëria atë ditë do të jetë në vëmendjen e të gjithë botës. Nga ana tjetër do të jetë tjetër promovim i Shqipërisë si destinacion, i forcimit të imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare“, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI