Flash

Rama ironizon Berishën:Edhe po ia hoqën "non grata"-n, nuk ndryshon gjë se buf mbetet

Lapsi.al 17 April 2025
Rama ironizon Berishën:Edhe po ia hoqën "non grata"-n, nuk

Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit, ironizoi kreun e PD Sali Berisha për “non grata”-n, ndërsa tha se edhe nëse i hiqej nuk do të ndryshonte gjë.

Në lidhje me zgjedhjet e 11 majit, Rama u shpreh se Partia Socialiste do të marrë më shumë mandate se sa ka momentalisht, rezultat ky që sipas tij mbështetet në sondazhet që kjo forcë politike kryen gjithë kohës.

"Ore ia hoqën non gratën këtij bufit? Si shkoi puna e tij? Nuk është se ndryshon gjë se bufi buf do të mbetet por më duket se nuk ia kanë hequr.

Ne do të marrim më shumë mandate se sa kemi, se sa do të marrim do ta them me shkrim në Kuç, por më duhet edhe pak kohë që të kuptoj se ku jemi. Ne kryejmë sondazhe shkencore gjithë kohës. Ne e anketojmë popullin shqiptar, kemi shumë të dhëna dhe mbi bazën e tyre do ta them më vonë cili do jetë numri minimal për mandatet. Por që sot mund të them që minimali është mbi atë që kemi. Diferenca jonë me kënetën do të jetë më e madhja ndonjëherë që nga ‘97", tha Rama.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI