Flash

Berisha: Do investojmë për infrastrukturën turistike

Lapsi.al 16 April 2025
Berisha: Do investojmë për infrastrukturën turistike

Kryedemokrati Sali Berisha ka organizuar ditën e sotme një takim me shoqatat e turizmit. Gjatë bashkëbisedimit, Berisha tha se gjatë mandatit të tij, do të investojnë për infrastrukturën turistike. Berisha shtoi se ka disa investime të cilat i konsiderojnë shumë problematike duke marrë kështu si shembull aeroportin e Vlorës, i cili sipas kryedemokratit duhej të ndërtohej në vend tjetër dhe jo aty ku është aktualisht.

PJESË NGA FJALIMI:

"Ne do investojmë për infrastrukturën turistike. Natyrisht disa investime ne i konsiderojmë shumë problematike. Ne e konsiderojmë shumë problematik aeroportin e Vlorës. Jo se nuk duhej të ndërtohej, por jo aty ku u ndërtua. Kanë filluar që tani refuzimet e bashkëpunimit sepse aeroporti godet habitatin mijëravjeçar, të cilin ti nuk mund ta ndërtosh kurrë. Atë e ka ndërtuar natyra. Ne kishim përcaktuar një zonë midis Vlorës dhe Fierit në tokë të kripur. Shkaku që u spostuam nga Akërnia, nga aty ku është, ishte pikërisht habiteti, sepse ne duhej të qëndronim larg habitatit.

Por edhe ai midis Vlorës dhe Fierit, i shërbente Beratit, i shërbente jugut, pra merrte një rreze më të madhe.

Këta e shndërruan aeroportin e Vlorës në një burim të madh vjedhje dhe pasurimi. Sa herë shkon Lubia, thotë se ky është aeroporti më i madh i Ballkanit, duke mos kuptuar se në të njëjtën kohë thotë se është hajdutja më e madhe e Ballkanit. Se të pretendosh të ndërtosh ti në një qytet me 80 mijë banorë dhe gjithsej 20 mijë shtretër, të ndërtosh aeroportin më të madh të Ballkanit do të thotë se je e çmendur pas hajnisë. Aeroporti ndërtohet me etapa. Vijnë dhe shtohen fazat siç po bëhet me Rinasin. Por të ndërtosh një aeroport ku do paguash 600 mijë bileta. Domethënë, kontrata thotë se çdo biletë nën 600 mijë, do paguhet nga shteti, kjo do të thotë të gjobitësh vendin tënd pse mbush baulet Rama me Lubinë. Po këto janë probleme që do i zgjidhë transparenca dhe parimi pastrimi i shtëpisë që kemi ne në program," tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI