Flash

I shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga 34-vjeçari

Lapsi.al 16 April 2025
I shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike,

Policia e Kuçovës ka arrestuar një 34-vjeçar të shpallur në kërkim tre ditë më parë, në kuadër të operacionit të koduar “Kultivimi”, që ka si synim vënien përpara drejtësisë të autorëve të një rasti të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Mendrak, në vitin 2021.

I arrestuari, E. M., banues në Tiranë, u kap si rezultat i hetimeve të koordinuara me Prokurorinë e Beratit dhe i kontrolleve të mbështetura në inteligjencën policore.

Sipas të dhënave zyrtare, 34-vjeçari dyshohet se ka vepruar në bashkëpunim me shtetasit Sh. H. i arrestuar më parë dhe B. Ll., i cili vijon të jetë në kërkim. Ata akuzohen për kultivim të bimëve narkotike të llojit Cannabis Sativa në territorin e fshatit Mendrak. Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do blihet me 99.1 lekë dhe do shitet me 99.8 lekë, ndërsa një dollar do të blihet me 87.2 lekë dhe...

08:17

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI