Flash

Marrëveshja e Hormuzit/ Çfarë dimë deri tani për paktin mes SHBA-së dhe Iranit

Marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit ka ndalur përkohësisht luftën dhe ka rihapur Ngushticën e Hormuzit, por çështjet që shkaktuan konfliktin, si programi bërthamor iranian, rezervat e uraniumit, sanksionet, fondet e ngrira dhe përplasja me Izraelin, mbeten ende të pazgjidhura dhe do të jenë objekt i negociatave të vështira në muajt në vijim.

12:49

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

11 Maj shqiptarët zgjedhin qeverinë e re, Celibashi: Rezultati pa u mbyllur e marta

Lapsi.al 16 April 2025
11 Maj shqiptarët zgjedhin qeverinë e re, Celibashi: Rezultati pa u

Mëngjesin e së dielës së 11 Majit qytetarët shqiptarë do u drejtohen qendrave të votimit për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare dhe për të formuar kështu qeverinë e re, e cila do të jetë në pushtet për një mandat 4-vjeçar. Ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme, kësaj here të gjithë shqiptarët e diasporës që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë do të kenë mundësi që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, nga shteti ku jetojnë. Ndërkohë që shpërndarja e fletëve të votimit ka nisur në disa prej tyre.

Duke u përqendruar pikërisht tek zgjedhjet e 11 Majit nga emisioni “Opinion” në Tv Klan, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi sqaroi për publikun se si do të zhvillohet procesi i votimit. Në studio ai soli gjithashtu dhe një shembull të fletës së votimit. I pyetur nga Fevziu, Celibashi tregoi se kur mund të jetë gati rezultati për partitë politike dhe kandidatët e listave të hapura.

Celibashi u shpreh se dita e martë pas zgjedhjeve do të jenë mbyllur rezultatet. Ai gjithashtu theksoi se do të ketë edhe rezultatet e shpërndarjes së mandateve për kandidatët në listën e hapur.

Pjesë nga intervista:

Fevziu: Kur mendoni ju zoti Celibashi që ne do të kemi një rezultat të zgjedhjeve?

Ilirjan Celibashi: Besoj se pa u mbyllur dita e martë do të kemi rezultatet si për partitë politike ashtu edhe për shpërndarjen e mandateve për kandidatët në listën e hapur.

Blendi Fevziu: Duke u mbyllur dita e martë, që i bie rreth 48 orë pas mbylljes së momentit të votimit.

Ilirjan Celibashi: Do përpiqemi që të jemi brenda parashikimeve të ligjit. E kemi bërë dhe në vitin 2021, që edhe rezultatet për partitë politike dhe koalicionet, por edhe kandidatët në listën e hapur t’i kishim rezultatet.

Blendi Fevziu: Ku do ketë votim elektronik?

Ilirjan Celibashi: Do ketë vetëm në njësinë 10 në Tiranë dhe në Bashkinë e Vorës. Është një projekt pilot në fakt.

Blendi Fevziu: Ngelët vetëm në Vorë edhe herës që kaloi në Vorë, pse nuk e bëni në të gjithë Tiranë dhe të hiqni gjithë sikletin.

Ilirjan Celibashi: E kemi diskutuar me partitë politike dhe akoma nuk ka një besim, ka hezitim

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI