Flash

Marrëveshja e Hormuzit/ Çfarë dimë deri tani për paktin mes SHBA-së dhe Iranit

Marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit ka ndalur përkohësisht luftën dhe ka rihapur Ngushticën e Hormuzit, por çështjet që shkaktuan konfliktin, si programi bërthamor iranian, rezervat e uraniumit, sanksionet, fondet e ngrira dhe përplasja me Izraelin, mbeten ende të pazgjidhura dhe do të jenë objekt i negociatave të vështira në muajt në vijim.

12:49

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Analiza: Reformimi i plotë i taksave vendore, urgjent dhe i domosdoshëm

Lapsi.al 16 April 2025
Analiza: Reformimi i plotë i taksave vendore, urgjent dhe i

Sistemi aktual i taksave vendore kërkon një reformë të thellë në strukturë, varësi institucionale, barrë tatimore, kuadër ligjor. Qëllimi duhet të jetë: (1) thjeshtësi në zbatim, (2) objektivitet pa hapësira për interpretime subjektive dhe (3) një barrë tatimore më e ulët e më e drejtë. Ligji 9632 dhe aktet nënligjore nuk janë harmonizuar me zhvillimet në legjislacionin tatimor, duke krijuar boshllëqe dhe mos koordinim me ligje si tatimi mbi të ardhurat, TVSH apo procedurat tatimore. Një reformë e thellë e taksave vendore do të krijonte një klimë më të favorshme për bizneset dhe investitorët. Disa nga arsyet pse reforma është urgjente dhe e domosdoshme:

Së pari, ndarja e tatimpaguesve sipas xhiros (0-2-8 milionë lekë) bie ndesh me kufirin aktual prej 14 milionë lekësh të përcaktuar në ligjin organik të të ardhurave. Ky mospërputhje nxit shmangien nga formalizimi dhe penalizon padrejtësisht bizneset për diferenca të vogla në xhiro. Gjithashtu, taksa për ndërtimet dhe detyrimi për strehimin social kanë rritur kostot, duke goditur blerësin dhe veçanërisht shtresën e mesme, pa transparencë për përfituesit e këtij kontributi.

Së dyti, mungesa e koordinimit mes bashkive dhe administratës qendrore, pavarësisht marrëveshjeve ekzistuese dypalëshe që kanë, mbetet shqetësuese. Ne kemi klientët tanë që kanë muaj që e kanë hapur biznesin, kanë dërguar dhe njoftim për regjistrim në taksat vendore (edhe pse nuk e kanë detyrim njoftimin) dhe akoma nuk e kanë faturën përkatëse për të paguar taksat vendore, edhe pse afati është 30 ditë pas hapjes së biznesit.

Apo kemi raste që klientët tanë kanë ndryshuar kategorinë prej xhiros së rritur dhe kjo gjë nuk është reflektuar në kohë në sistem dhe nuk ka pasur faturë për pagesë të gjeneruar, por është shfaqur pas 3 vitesh, bashkë me gjoba dhe kamatëvonesa edhe pse vullneti dhe korrektësia për të paguar ka qenë në çdo kohë!

Regjistrimet në QKB dhe deklarimet tatimore në sistemin e tatimeve qendror janë të njëkohshme për të gjithë institucionet e tjera publike, megjithatë, nuk përkthehen automatikisht në përditësim të detyrimeve për taksat vendore. Mungesa e sistemit të adresave rrit pasigurinë dhe penalitetet, ndërsa Komisioni i Apelimit për Taksa Vendore ka pretendime dhe emisione investigative që nuk ka qenë funksional, duke cenuar të drejtën për apelim.

Së treti, fragmentimi i sistemit dhe mungesa e standardizimit mes bashkive. Çdo bashki ka autonomi për të miratuar rregulla dhe nivele të ndryshme taksash, duke krijuar një mozaik të pakoordinuar për bizneset që operojnë në nivel kombëtar. Po ashtu, mungon dixhitalizimi i plotë i proceseve dhe transparenca. Ndryshe nga administrata qendrore, bashkitë ende përdorin praktika të decentralizuara, të pa aksesueshme dhe të fragmentuara për tatimpaguesin.

Së fundi, parimi i proporcionalitetit, i zbatuar në legjislacionin tatimor kudo, shpesh neglizhohet në nivel vendor nga dispozitat e VKB që janë grey areas. Zbatimi jo proporcional i detyrimeve vjetore, pa marrë parasysh momentin e hapjes apo mbylljes së aktivitetit apo ndryshimin e kategorisë sjell ngarkesa të pajustifikuara vjetore dhe jo proporcionale. Shembulli i tarifës së arsimit, e quajtur “e përkohshme” por që zgjat prej vitesh, tregon mungesën e logjikës fiskale.

Për ta mbyllur, deri në realizimin e një reforme të mirëkonsultuar gjerë dhe të plotë, bizneset duhet të veprojnë me kujdes të shtuar. Duhet që të kërkojnë faturat në kohë, të ndjekin ndryshimet e kategorisë edhe pse nuk është detyrim i tyre për të njoftuar, për të shmangur penalitete të panevojshme.

Megjithatë, reforma nuk është vetëm e domosdoshme, por urgjente. Një reformë kaq e rëndësishme kërkon një debat të gjerë publik, ku të gjithë aktorët të përfshihen në propozimin dhe miratimin e ndryshimeve. Konsultimi i shoqërisë civile, ekspertëve dhe bizneseve është një hap i jetik për të siguruar që reforma të jetë efektive dhe gjithëpërfshirëse./ Monitor

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI