Flash

Dalin rezultatet e autopsisë, Ilaria është dhunuar përpara vrasjes me thikë

Lapsi.al 15 April 2025
Dalin rezultatet e autopsisë, Ilaria është dhunuar përpara

Mavijosje, gërvishtje dhe thonj të thyer, këto janë disa nga shenjat evidente në trupin e Ilaria Sulës që dolën nga rezultatet e autopsisë.

Studentja 22-vjeçare shqiptare u godit me thikë nga ish-i dashuri i saj, Mark Antony Samson, më 25 mars (ditën kur u zhduk) ndërsa trupi i tij u gjet më 2 prill në një valixhe të hedhur në një shkëmb.shte vetë vrasësi që zbuloi vendin ku kishte hedhur trupin e pajetë të Ilarias në fshatin Monti Prenestini, pranë komunës së Tivolit dhe Romës.

Siç raporton Corriere della Sera, të dhënat e para të autopsisë u treguan edhe Mark Samson, i cili, megjithatë, i pyetur nëse kishte pasur një sulm fizik përpara se ta godiste me thikë në qafë, u përgjigj me një “Jo”.

Rezultatet e testeve

Megjithatë, autopsia duket se mohon deklaratat e Samsonit.

“Një hematomë e madhe, gjithsesi një plagë që i atribuohet një goditjeje të marrë në vetullën e majtë, nga një grusht apo ndonjë send (i pari më shumë gjasa)…”, thotë prokurorja Maria Perna, duke cituar rezultatet e autopsisë së kryer.

“Një goditje tjetër në sy, një në buzë dhe gërvishtje të vogla në qafë, jo nga mbytja, por sikur të kishte pasur një përleshje… pastaj plagët me thikë… ka tre në qafë plus katër në faqe, plus plagë të tjera. Ajo gjithashtu kishte shenja në parakrahun e djathtë dhe thonj të thyer në dorën e majtë”.

Përpjekjet për të mbrojtur veten

Nga konstatimet e mjekësisë ligjore duket se Ilaria Sula u përpoq të mbrohej nga agresioni i ish-të dashurit të saj, ndoshta një tentativë për sulm seksual.

Këtë e dëshmojnë gërvishtjet, goditjet në krahë dhe thonjtë e thyer.

“Ndoshta ajo u përplas kur u rrëzua”, thotë Mark Samson, por prokurori nuk e beson këtë shpjegim.

Për më tepër, nuk do të ishte i besueshëm as versioni i djalit sipas të cilit viktima kishte shkuar në shtëpinë e Samsonit për një takim paqësor dhe më pas kishte qëndruar gjatë natës në shtëpinë e tij.

Sipas hetuesve, Ilaria Sula ishte paraqitur në shtëpinë e Mark Samson për ta pyetur se si kishte guxuar t’i kontrollonte kompjuterin e saj në mungesë të saj, dhe nga këtu edhe argumenti që çoi në vrasjen e 22-vjeçares. Prandaj, vdekja do të datonte në mbrëmjen e 25 marsit dhe jo në mëngjesin e datës 26, siç deklaroi Samsoni.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI