Flash

Rekord transaksionesh, vetëm në tre muaj 1.3 milionë euro

Lapsi.al 15 April 2025
Rekord transaksionesh, vetëm në tre muaj 1.3 milionë euro

1.3 milionë euro transaksione janë kryer në monedhën europiane vetëm në 3 muajt e parë të këtij viti.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë konfirmojnë se kjo vlerë rezulton se është rreth 20% më e lartë se ajo e realizuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë që në total në periudhën janar-mars janë kryer rreth 81 mijë transaksione.

Nga të dhënat e Bankës Qendrore konfirmohet se marsi ka pasur nivelin më të lartë të transaksioneve në numër edhe në vlerë çka lidhet edhe me numrin e lartët të turistëve që kanë ardhur në Shqipëri gjatë pranverës.

Po ashtu rritja e transaksioneve në monedhën europiane tregon edhe rritjen e formalizimit të ekonomisë shqiptare. Ecuria e pagesave të kryera përmes sistemin AIPS justifikojnë dobësimin e euros në tregun shqiptar dhe revanshin e lekut.

Zyrtarisht shtimi i fluksit të euros lidhet me fluksin turistik, remitancat por edhe investimet sidomos në blerjen e pasurive të paluajtshme. Gjatë muajve të parë të këtij viti euro vijoi të qëndrojë nën nivelin prej 100 lekë dhe pritet që ky të jetë një normalitet i ri në ekonominë shqiptare.

Pavarësisht se Banka e Shqipërisë ka rritur rezervën valutore duket se kjo nuk ka dhënë efekte në kursin e këmbimit. Për këtë vit banka qendrore parashikon të tërheqë nga tregu rreth 350 milionë euro për efekt të rezervës valutore por edhe për të stabilizuar kursin e këmbimit.

Rikujtojmë se viti 2024 u mbyll me rekord të transaksioneve në euro duke kapur vlerën 5.2 miliardë euro ose 30.5% më shumë transferta se në vitin 2023.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI