Flash

Berisha: 100 ditët e para do jetë amnistia fiskale për të gjithë bizneset e vogla

Lapsi.al 15 April 2025
Berisha: 100 ditët e para do jetë amnistia fiskale për të

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur sot se me ardhejn e PD-së në pushtet do të ulen taksat, çmimi i energjisë dhe ujit. Lideri i opozitës gjatë një turi takimesh me bizneset e vogla në kryeqytet, tha se PD është e vendosur të mbështesë fuqishëm biznesin e vogël. Kryedemokrati gjithashtu ka premtuar amnisti fiskale për të gjitha bizneset e vogla në 100 ditët e para të qeverisjes së demokratëve pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

"Ne jemi të vendosur të mbështesim fuqishëm biznesin e vogël sepse është biznesi që punëson më shumë dhe është biznesi që pasqyrohet më shpejt dhe më mirë në mirëqenien e njerëzve. Çfarë do bëjmë ne? Për biznesin e vogël do ulim çmimin e energjisë nga 18 në 6 lekë. E kemi pasur 6, në 6 do zbresim pak. Tavanin 140 mijë euro pa taksa do e ngremë në 180 mijë euro. Edhe kjo është një lehtësim, një frymëmarrje. Taksat e bashkisë, të cilat shkojnë në absurditet, sepse siç e dini, kanë qenë shumë më të ulëta.

Unë për shembull isha në një treg tjetër dhe u merrte për pllakat jashtë 1500 lekë për metër katrorë, do zbresë në 120 lekë. Kur është tokë publike. do e bëjmë edhe këtë. Ujin do e përgjysmojmë tarifën dhe bashkia nuk do mund, me ligj, të vendosë më shumë se 1 përqind të xhiros taksa. Sot shkon deri në 8 përqind të xhiros dhe sillen në mënyrë absurde. Plus që do ketë lehtësira në dogana, çka do e bëjë furnizimin tuaj më të lirë. Ne nuk ecim me parimin e tarifave të larta në dogana, jo, ne jemi për tarifa të ulëta...

Absolutisht, 100 ditët e para do jetë amnistia fiskale për të gjithë bizneset e vogla. Por do jetë edhe amnistia për të gjitha gjobat, jo vetëm për biznesin e vogël, për edhe qytetarët, për pensionistët. Për këtë u garantoj. Se ky donte me bë amnisti për trafikantët. Jo, nuk e bëjmë ne atë. Ato para nuk i duam, se ato paratë e tyre po e rrëzojnë ekonominë përtokë, po e kthejnë vetëm në ndërtim, të cilën nuk e blejnë dot se shkon çmimi sa në Mynih, sa në Paris. Degët e tjera të ekonomisë bien. Kështu që ne i japim fund kësaj situate dhe me vendosmëri të madhe.

Gjobat i keni të sigurta që do amnistohen... Çdo shqiptar duhet ta kuptojë pse ne jemi kaq të vendosur për minimumin jetik? Sepse është jetik. Nuk e kemi quajtur ne jetik. Jetik quhet në të gjitha shkencat. Pra, ai minimum është i domosdoshëm që një njeri të mund të mbajë veten, nuk e pasuron, nuk e lumturon, por ama e përjashton nga disa dhimbje të paarsyeshme dhe ne do e bëjmë atë. Ai është jetik dhe për ne është jetike që ta bëjmë atë," tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI