Flash

Vota e diasporës, Celibashi: Janë dërguar 90 mijë zarfe, shtyhet afati i shpërndarjes

Lapsi.al 16 April 2025
Vota e diasporës, Celibashi: Janë dërguar 90 mijë zarfe,

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, deklaroi sot se ka nisur procesi i shpërndarjes së fletëve të votimit për emigrantët shqiptarë, të cilët për herë të parë do të mund të votojnë në zgjedhjet parlamentare nga vendet ku jetojnë.

Në një deklaratë për mediat, Celibashi bëri me dije se deri tani janë dërguar rreth 90 mijë zarfe, që përfaqësojnë mbi 30% të numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar jashtë Shqipërisë. Sipas tij, Italia, Greqia dhe Gjermania janë tre vendet ku është realizuar shpërndarja më e madhe e zarfeve deri tani, për shkak të numrit të lartë të emigrantëve shqiptarë që jetojnë në këto shtete. Po ashtu Celibashi tha se afati i cili ishte planifikuar për më 17 maj është shtyrë për shkak të kontrolleve të shtuara për të garantuar sigurinë e procesit.

"Nuk ka asnjë mundësi që zgjedhësit t’i shkojnë dy fletë votimi. Sot kemi dërguar fletët e votimit për Korçë dhe Lezhë. Sistemi nuk të lejon që të ngarkosh më shumë se një zarf.

Ajo që duhet të qartësohet është se nuk ka asnjë mundësi që një zgjedhësi t’i shkojnë dy zarfa apo dy fletë votimit. Ne kemi në sistem dyfish të kontrollit.

Fletët e votimit nga sistemi i DHL do vijnë direkt te pallati i sportit, do administrohen këtu, këtu do bëhet i gjithë procesi administrativ i dokumentimit të zarfeve që do vijë.

Na ka çuar në një shtyrje të afatit të shpërndarjes së zarfeve për votuesit jashtë vendit, por kjo nuk e rrezikon procesin. Ne nuk do ta përfundojmë në datën 17 procesin për shkak të ngarkesë së shtuar në kontrollin e përgatitjes së dërgimit të zarfeve edhe kompania DHL ka shtuar kontrollit", tha Celibashi.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI