Flash

Tentoi t'i vidhte bagëtitë në Lushnjë, hajduti plagos me armë bariun

Lapsi.al 16 April 2025
Tentoi t'i vidhte bagëtitë në Lushnjë, hajduti plagos

Një tentativë grabitje ka ndodhur pas mesnatës në Plug të Lushnjës.

Një 65-vjeçar ka hyrë për të vjedhur bagëtitë në një stan me dele dhe është pikasur nga i zoti, ku më pas ata janë përleshur. Personi që ka shkuar për të grabitur ka pasur me vete një armë gjahu.

Gjatë përleshjes është plagosur i zoti i stallës. Ai është dërguar fillimisht në spitalin e Lushnjës e më pas drejt Tiranës. Sipas informacioneve ai ka marrë dëmtime të lehta, ndërsa policia ka shoqëruar autorin.

Njoftimi i policisë:

Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit F. M., 66 vjeç, se gjatë natës, sapo një shtetas kishte hyrë për të vjedhur në kasollen në pronësi të tij, ai e kishte konstatuar dhe gjatë konfliktit me të, autori i tentativës për vjedhje e kishte qëlluar me armë gjahu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë organizuar punën për kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, u identifikua dhe u kap autori i dyshuar i rastit, shtetasi D. D., 65 vjeç.

I dëmtuari, shtetasi F. M., ka marrë asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

 

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do blihet me 99.1 lekë dhe do shitet me 99.8 lekë, ndërsa një dollar do të blihet me 87.2 lekë dhe...

08:17

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI