Flash

Veliaj kërkoi revokim e masës së sigurisë, vendim merret të mërkurën

Lapsi.al 14 April 2025
Veliaj kërkoi revokim e masës së sigurisë, vendim merret

Erion Veliaj ka kërkuar revokim të masës së sigurisë arrest me burg. Mësohet se në kërkesën e depozituar nga avokatët e Veliajt, kryebashkiaku ka kërkuar revokimin ose zëvendësimin e masës së sigurisë.

Ndërkohë që bashkë më këtë kërkesë, Veliaj ka kërkuar informacion nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion lidhur me ecurinë e hetimeve që po zhvillohen ndaj tij, për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave. Kjo kërkesë e Veliajt, do të shqyrtohet ditën e mërkurë nga gjykatësi Erjon Bani.

Veliaj u arrestua në zyrën e bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje".

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka marrë përfitime të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga bashkia Tiranë. Përmes titullarit të saj, përvetësimi ka pasur qëllim pasurimin personal të Veliajt dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.

Të këshilluara

Rama: Duam të mbyllin negociatat brenda 2027

Shqipëria do të çelë grupkapitullin e dytë të negociatave me Bashkimin Europian – “Tregu i Brendshëm”, në Konferencën e katërt ndërqeveritare Shqipëri – BE, e c...

09:30

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI