Flash

I kërkuar në Itali për trafik drøge dhe falsifikim dokumentash, arrestohet 45-vjeçari

Lapsi.al 14 April 2025
I kërkuar në Itali për trafik drøge dhe falsifikim

Një 45-vjeçar i shpallur në kërkim në Itali për trafikim të lëndëve narkotike, falsifikim dokumentash dhe anëtar i një grupi kriminal është arrestuar në Tiranë.

“Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 37”. I kërkuar në Itali për “Grup Kriminal”, “Trafikim narkotikësh” dhe “Falsifikim dokumentash” kapet në Tiranë, 45-vjeçari nga Tirana.

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën policore dhe bashkëpunimit të FAST ALBANIA me Rrjetin Evropian (ENFAST),ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Operacionalja 37”.

Në kuadër të operacionit, në qytetin e Tiranës, nga ana e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale u bë lokalizimi, identifikimi dhe arrestimi me qëllim ekstradimi i shtetasit G. B, alias E. P, 45 vjeç, banues në Tiranë .

Gjykata e Apelit Napoli/Itali, ka lëshuar Urdhër-Arrestin ndaj këtij shtetasi për veprat penale “Grup kriminal”, “Trafikim lëndësh narkotike” dhe “Falsifikim Dokumentash”, parashikuar nga legjislacioni penal Italian. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 45-vjeçarit në Itali”, njofton policia.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillimjave

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do blihet me 98.8 lekë dhe do shitet me 99.5 lekë, ndërsa një dollar do të blihet me 86.9 lekë dhe...

08:13

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI