Flash

Jozefin Marku do procedohet në gjendje të lirë

Lapsi.al 13 April 2025
Jozefin Marku do procedohet në gjendje të lirë

Jozefin Marku është proceduar në gjendje të lirë pasi mbrëmjen e djeshme ka qëlluar me pëllëmbë Besart Kelmendin, i njohur si Gjesti, gjatë transmetimit "live" të Big Brother Vip Albania.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6: referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. M., 29 vjeç, pasi gjatë trasmetimit të një reality show, ka qëlluar me pëllëmbë shtetasin B. K", thuhet në njoftimin e policisë.

Situata skandaloze ka ndodhur në episodin e djeshëm të "reality show-t", Big Brother Albania Vip. Pasi u eleminua nga loja në gjysëm finale konkurrenti Jozefin Marku nuk ka mbajtur dot nervat. Teksa po përshëndeste banorët, Marku ka goditur me shpullë konkurentin tjetër Besart Kelmendi (Gjesti), i cili u shtri në tokë.

Pas këtij momenti, në ambientet e televizionit Top Channel, shkuan shërbimet e Policisë së Tiranës, të cilët vunë në pranga 29-vjeçarin dhe e shoqëruan në komisariat.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI