Flash

Konferenca e 4-t me BE, Antonio Costa: Në maj vizitë në vendet e Ballkanit Perëndimor

Lapsi.al 14 April 2025
Konferenca e 4-t me BE, Antonio Costa: Në maj vizitë në vendet e

Presidenti i Këshillit të Evropës Antonio Costa ka komentuar hapjen grupkapitujve të dytë për Shqpërinë ditën e sotme. Gjatë fjalës së tij, Costa ka theksuar se zgjerimi i Bashkimit Evropian drejt Ballkanit Perëndimor është përparësi. Duke folur për rajonin, Costa theksoi se në mes të muajit Maj do të bëj një tur vizitash në vendet e Ballkanit Perëndimor për të rritur bashkëpunimin.

“Së pari, është gjithmonë kënaqësi që të takohemi e të flasim me Ramën. Së dyti, sepse zgjerimi drejt BP është përparësi e qartë për BE dhe investimi më i rëndësishëm gjeo-stratregjik për paqen, begatinë dhe stabilitetin e kontinentit tonë. Inkurajuese të shohësh progresin që ka bërë Shqipëria në këtë rrugëtim. Sot çelim grupkapitullin tjetër dhe ambicia jonë është të çelim edhe të tjerë gjatë këtij viti. Kjo është e rëndësishme për BE dhe Shqipërinë por mendoj se është shenjë për të gjithë rajonin, se mënyra më e mirë për të garantuar mirëqenien dhe paqen në BP është BE dhe anëtarësimi në të. Do të vizitoj personalisht rajonin në mes të muajit maj, në të 6 vendet e rajonit, për të rritur bashkëpunimin. Kjo është mundësi e mirë për të folur për samitin e Komunitetit politik që do të mbahet më 16 Maj. Evropa është më shumë se BE, por është më e rëndësishme që të jemi të gjithë së bashku dhe të bashkuar sepse kështu jemi më të fortë dhe bota ka nevojë për një Evropë më të fortë," tha Costa.

Të këshilluara

Rama: Duam të mbyllin negociatat brenda 2027

Shqipëria do të çelë grupkapitullin e dytë të negociatave me Bashkimin Europian – “Tregu i Brendshëm”, në Konferencën e katërt ndërqeveritare Shqipëri – BE, e c...

09:30

Këmbimi valutor për këtë fillimjave

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do blihet me 98.8 lekë dhe do shitet me 99.5 lekë, ndërsa një dollar do të blihet me 86.9 lekë dhe...

08:13

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI