Flash

Britania njofton 580 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Lapsi.al 11 April 2025
Britania njofton 580 milionë dollarë ndihmë ushtarake për

Britania e Madhe njoftoi të premten se Ukrainës do t’i ndahen 580 milionë dollarë ndihmë ushtarake, në prag të samitit të Grupit të Kontaktit për Ukrainën. Britania tha se, në bashkëpunim me Norvegjinë, 580 milionë dollarë do të shpenzohen për ta ndihmuar Kievin me qindra mijëra dronë luftarakë, sisteme të radarëve dhe mina antitanke, si dhe për kontrata për riparimin dhe mirëmbajtjen e automjeteve të blinduara të Ukrainës.

Sekretari i Mbrojtjes i Britanisë, John Healey dhe ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, do ta udhëheqin bashkërisht samitin e 27-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës të premten. Në prag të takimit në Bruksel, ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov, tha se çështje me rëndësi është forcimi i mbrojtjes ajrore të vendit të tij.

“Ukraina ka nevojë për një numër të mjaftueshëm sistemesh moderne si ato të tipit Patriot”, tha ai në një postim në rrjetet sociale.

“Nevojitet një vendim politik për furnizimin e këtyre sistemeve, me qëllim mbrojtjen e qyteteve, fshatrave dhe jetës së njerëzve tanë - veçanërisht nga kërcënimi i armëve balistike të Rusisë. Partnerët tanë kanë sisteme të tilla në dispozicion”, tha Umerov.

Forcat ruse e kanë përparësinë në luftën në Ukrainë, e cila tashmë ka hyrë në vitin e saj të katërt. Zyrtarët ukrainas dhe analistët ushtarakë besojnë se Rusia po përgatitet ta nisë një ofensivë të re ushtarake në javët në vijim, për ta rritur trysninë dhe për t’i forcuar pozitat e Kremlinit në bisedimet për armëpushim.

Takimet e Grupit të Kontaktit për Ukrainën janë kryesuar nga sekretari amerikan i Mbrojtjes deri në çastin kur Donald Trump e mori detyrën si president në janar. Prej atëherë, Healey e ka marrë përsipër këtë detyrë, duke kryesuar takimin e tij të parë në shkurt.

Ministria britanike e Mbrojtjes tha se paketa e re dhe "e madhe" e mbështetjes ushtarake do të dorëzohet nga furnizues britanikë dhe ukrainas për të ndihmuar në përforcimin e Forcave të Armatosura të Ukrainës në luftën e tyre për t’u mbrojtur nga sulmet ruse./ REL

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do blihet me 98.6 lekë dhe do shitet me 99.3 lekë, ndërsa një dollar do të blihet me 87.5 lekë dhe...

08:08

Parashikimi i motit për këtë të premte

Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në Ultësirën Perëndimore, ndërsa me vranësira dhe reshje të pakta shiu ...

07:15

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI