Flash

Parashikimi i motit për këtë të premte

Lapsi.al 11 April 2025
Parashikimi i motit për këtë të premte

Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në Ultësirën Perëndimore, ndërsa me vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore do të jetë moti në zonat malore. Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin shtim të vranësirave duke sjellë momente me pika shiu në zonat Veriore dhe pjesërisht në Qendër duke lënë zonat bregdetare dhe kryesisht Jugun pa reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje me 2 gradë në orët e mëngjesit por mesdita sjell një rritje të lehtë të tyre duke u luhatur nga -1°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 19°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qarkun e Vlorës.

Era do të fryjë mesatare; gjatë paradites, por forcohet pasdite duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI