Flash

Qeveria e re e Gjermanisë propozon ndryshime, efektet prekin dhe Ballkanin Perëndimor

Lapsi.al 10 April 2025
Qeveria e re e Gjermanisë propozon ndryshime, efektet prekin dhe Ballkanin

Gjermania pritet të formojë një qeveri të re koalicioni të përbërë nga tre parti: Unioni Kristian-Demokrat (CDU), Partia Socialdemokrate (SPD) dhe Unioni Kristian-Social (CSU). Marrëveshja për bashkëqeverisje u prezantua në Berlin nga drejtuesit e partive, ku kryetari i CDU-së dhe kancelari i ardhshëm i mundshëm, Friedrich Merz, e cilësoi atë si një sinjal të qartë për Europën dhe si një garanci se “Europa mund të mbështetet te Gjermania”.

Në fokus të marrëveshjes është ringjallja ekonomike dhe sociale e vendit, përballë një recesioni që ka hyrë në vitin e tretë. Me këtë qëllim, parlamenti gjerman kishte miratuar më herët një paketë financiare me qindra miliona euro, ndërsa koalicioni i ri planifikon masa shtesë si ulje të taksave për bizneset, reduktim të tatimeve mbi energjinë dhe përjashtim nga tatimi për orët shtesë të punës.

Një tjetër bosht i rëndësishëm i marrëveshjes është politika e emigracionit, ku është paralajmëruar një ashpërsim i dukshëm. Merz njoftoi masa të reja që përfshijnë kontrolle dhe kthime në kufi, ndërprerjen e programeve të pranimit vullnetar – si ato për refugjatët afganë – dhe pezullimin e bashkimit familjar për refugjatët e luftës.

Sipas marrëveshjes, ukrainasit që mbërrijnë në Gjermani nuk do të përfitojnë automatikisht ndihma sociale, ndërsa ligji për shtetësinë do të ndryshojë, duke hequr mundësinë e përfitimit të saj pas vetëm tre vitesh qëndrimi. Koalicioni synon gjithashtu të përgjysmojë numrin e punëtorëve të pakualifikuar nga Ballkani Perëndimor, nga 50 mijë në 25 mijë në vit. Si shenjë e këtij qëndrimi më të fortë, Ministria e Brendshme do t’i kalojë CSU-së bavareze.

Megjithatë, Merz konfirmoi se Procesi i Berlinit do të mbetet një platformë kyçe për ofrimin e një perspektive të qartë për anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Të këshilluara

Sulm me dron në Kiev, plagosen 12 persona

Dronët rusë sulmuan kryeqytetin ukrainas Kiev dhe qytetin jugor Mykolaiv gjatë natës, duke plagosur të paktën 12 persona, thanë autoritetet të enjten. Dy gra...

15:10

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI