Flash

Berisha: Brukseli tregoi se ishte në anën e shqiptarëve

Lapsi.al 10 April 2025
Berisha: Brukseli tregoi se ishte në anën e shqiptarëve

Kryetari i PD-së, Sali Berisha e ka cilësuar seancën e zhvilluar një ditë më parë në Parlamentin Europian si historike. Berisha tha se parlamentarët dje treguan qëndrimin e tyre në anën e qytetarëve shqiptarë, që sipas tij, kanë humbur të drejtën e një procesi të duhur ligjor.

Kryedemokrati u shpreh gjithashtu se se burgjet shqiptare janë në gjendje katastrofike si pasojë e reformës së Xhorxh Sorosit. Ai tha se këto u denoncuan fuqishëm edhe në Europë. Sipas liderit të opozitës, në Bruksel u denoncua edhe shkelja e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, si një gjë e cila nënkupton asgjësimin e shtetit ligjor.

"Seanca e djeshme është historike. Edi Rama mund ta censurojë këtu me mediat e tij të mëdha, por ajo rezonon fuqishëm në Europë dhe në botë. Në këtë seancë, parlamentarët qëndruan fuqishëm në anën e qytetarëve shqiptarë që kanë humbur të drejtën e një procesi të duhur ligjor. Rezonoi në të katër anët e parlamentit stoku i dosjeve për 150 mijë dhe disa të dhëna të tjera më faktojnë që në të gjithë nivelet e sistemit janë shumë më tepër se 150 mijë, çka për ata nënkuptonte se Shqipëria ka drejtësi të munguar. Shqiptarët shqiptarë janë me drejtësi të munguar dhe askush nuk mund ta fshehë këtë.

Parlamenti europian qëndroi në anën e qytetarëve shqiptarë. Nuk do mund t’ua shesë më dështimin spektakolar, duke u mohuar shqiptarëve të drejtën e një procesi ligjor me reformën e Xhorxh Sorosit. Kjo është një shpresë për një mbështetje të fuqishme të këtyre institucioneve për reformën dhe për t’u dhënë një përgjigje sa më të shpejtë kësaj gjendje katastrofale që lidhet me të drejtën e shqiptarëve për të pasur një proces të drejtë ligjor. Të mbrosh këtë reformë është njëlloj si të thuash, qytetarët shqiptarë nuk meritojnë drejtësinë.

Por këtë nuk mund ta thotë askush. Në burgjet shqiptare është një katastrofë e vërtetë dhe kjo pasojë e kësaj reforme dhe karakterit policesk. Këto u denoncuan fuqishëm në Europë. Qytetarët shqiptarë duhet ta dinë se një e treta e të burgosurve janë plotësisht të pafajshëm, pa asnjë akuzë. Se mbi dy të tretat e tyre janë të padënuar, për definicion, të pafajshëm dhe se norma e standarde të tilla nuk kanë ekzistuar as në diktaturën më të zezë staliniste në Shqipëri. Ky rekord është ndër më të zinjtë në Europë. Ndjehem shumë mirënjohës ndaj atyre që reaguan në Strasburg dhe Bruksel ndaj kësaj situate katastofale të lirive dhe të drejtave themelore të qytetarëve shqiptarë.

Në Bruksel u denoncua me zë të lartë shkelja e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese si një gjë e pakonceptueshme, si një gjë e cila nënkupton asgjësimin e shtetit ligjor. Në qoftë se vendimet e gjykatës më madhore të vendit nuk zbatohen, kjo në njëfarë mënyre përbën një grusht shteti, ku padrinoja e Shqipërisë ka marrë të gjitha pushtetet. Kjo ishte një habi, por opozita ka bërë punën e saj dhe këto dy gjëra madhore ndodhin pas tre rezolutash të mëdha ndërkombëtare, të cilat si të thuash, u komentuan se janë partiake, por mos harroni se janë partitë që qeverisin botën. Janë parti që dominojnë në këto institucione që organizuan këto ngjarje madhore për Shqipërinë.", u shpreh kreu i PD-së.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI