Flash

Bien çmimet e derivateve në Kosovë, 4 cent më pak për litër

Lapsi.al 10 April 2025
Bien çmimet e derivateve në Kosovë, 4 cent më pak për

Në ditët e fundit është vërejtur një rënie e çmimeve të derivateve në Kosovë. Çmimi për një litër ka rënë me 4 deri në 5 cent. Aktualisht, në tregun e Kosovës, çmimi mesatar i naftës varion nga 1.18 deri në 1.28 euro për litër, ndërsa ai i benzinës nga 1.19 deri në 1.29 euro për litër.

Ditë më parë ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari nënshkroi një vendim të ri që rregullon çmimet e naftës. Përmes këtij vendimi u caktua edhe marzha e fitimit. Për shitjen me shumicë të naftës do të jetë 2 euro centë për litër, ndërsa për shitjen me pakicë, marzha maksimale do të jetë 12 euro centë për litër.

Në njoftim thuhet se ky vendim është rezultat i mbikëqyrjes së vazhdueshme të tregut të produkteve të naftës, ku si rezultat është evidentuar se, ndryshimet e çmimeve furnizuese nga importi reflektohen menjëherë në rritje të çmimeve shitëse në tregun vendor, por jo edhe kur bien çmimet furnizuese nga importi të produkteve të naftës.

Fadil Berjani nga Shoqata e Naftëtarëve ka thënë se çmimet e derivateve sot në tregun e Kosovës sillen përafërsisht: nafta 1.18 cent deri 1.28 cent dhe benzina 1.19 cent deri 1.29 cent. Berjani ka thënë se kësi çmime të lira nuk kemi pasur që tri vite.

“Nga marta ka zbritje prej 4 cent. Me tarifat e Trumpit dhe rënia e derivateve në berza ka gjasa që në Kosovë 1 litër naftë të jetë 1 euro. Çmimin e përcakton berza dhe organizata prodhuese OPEC. Po kjo ulje që po ndodhë është nga tarifat globale të Presidentit Donald Trump”.

Ai ka shtuar se nuk mund të paragjykojmë se si do të jenë çmimet në ditët në vijim. Berjani ka theksuar se çmimet e derivateve në Shqipëri, nafta 1.89 cent dhe benzina 1.88 cent, ndërkaq në Serbi nafta 1.78. cent dhe benzina 1.79 cent. Sa i përket vendimit të MINT për marzhen, Berjani ka thënë se është vendim në kohën e gabuar.

“Kemi lëvizje globale të çmimeve të derivateve të naftës dhe ky vendim i dëmton bizneset. Ndërsa ky vendim kompanitë e mesme dhe te vogla i shkatërron i falimenton. MINT është dashur të nxjerr vendim për shportën e qytetarit se nafta ka qen gjithë herë ma e lira ne regjion a shporta e qytetarit ma e shtrenjta në Kosovë se në Gjermani”./ Monitor

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI