Flash

Kthimi nga investimi i rezervës valutore pësoi rënie në vitin 2024

Lapsi.al 11 April 2025
Kthimi nga investimi i rezervës valutore pësoi rënie në

Kthimi nga investimi i rezervës valutore pësoi rënie vitin e kaluar. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, kthimi i rezervës ishte pozitiv në masën 2.91%, nga 3.43% që kishte qenë në vitin 2023. Ulja e normave të interesit nga bankat qendrore, veçanërisht në gjysmën e dytë të 2024, ka ndikuar në një korrektim në ulje të kthimit nga rezerva valutore, që megjithatë ka qëndruar në nivel pozitiv për të dytin vit radhazi.

Kthimi nga rezerva valutore nuk mban parasysh efektin e kursit të këmbimit. Për shkak të forcimit të ndjeshëm të Lekut në dy vitet e fundit, rezerva valutore e shprehur në monedhën vendase është zhvlerësuar dhe ka dhënë një efekt negativ në rezultatin financiar të Bankës së Shqipërisë.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit të kaluar, rezerva valutore e vendit kishte vlerën e 6.27 miliardë eurove. Vlera e mjeteve të rezervës valutore (e shprehur në Euro) është rritur me 7.2% ose 422 milionë euro krahasuar me fundin e vitit 2023.

Në fund të vitit 2023, përbërja e rezervës valutore bruto sipas monedhave dominohej nga Euro me 63.8%, e ndjekur nga Dollari Amerikan me 19.5%, Ari me 4.4%, të drejtat e tërheqjes në FMN (SDR) me 4.2%, Paundi Britanik me 2.5%, Renminbi Kinez, me 2.8%, Jeni Japonez me 2.2%, dhe Dollari Australian me 0.8%.

Rezerva valutore e administruar nga Banka e Shqipërisë është e investuar në aktive likuide, kryesisht me afat maturimi 1-3 vjet. Pesha e investuar në instrumente të borxhit me afat mbi 5 vjet rezulton me një rritje të lehtë gjatë këtij viti, duke përfaqësuar rreth 4.4% të portofolit të rezervës të investuar në tituj në mbyllje të vitit. Kohëzgjatja e investimit për një pjesë të rezervës u rrit në pasqyrim të pritjeve për rënie të normave të interesit.

Rritja e ekspozimit në investime me afat maturimi deri në 3 muaj pasqyron rritjen e depozitave të vendosura kryesisht me banka qendrore. Në kushtet e rritjes të stokut të rezervës edhe pjesa e portofolit e investuar në instrumenteve të borxhit është rritur krahasuar me vitin paraardhës.

Portofoli i administruar nga administratori i jashtëm (Banka Botërore) vijon të investohet kundrejt një portofoli referencë 1-3 vjet, kryesisht në instrumente borxhi të emetuara nga qeveri dhe agjenci qeveritare. Në fund të vitit 2024, rreth 90% e portofolit të rezervës valutore rezulton e investuar me emra me renditje të cilësisë së lartë (klasa AAA dhe AA, duke përfshirë edhe ekspozimet në llogari rrjedhëse dhe Sdr).

Ekspozimet sipas llojit të emetuesit përfaqësohen nga qeveri ose banka qendrore, me 72%, të ndjekura nga institucione shumëpalëshe, me 10.6%, banka ose institucione të tjera financiare, me 8.4%, agjenci, me 6.7%, institucione të garantuara nga qeveritë, me 1.6% dhe autoritete qeveritare organe publike, me 0.7%./ Monitor

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në Ultësirën Perëndimore, ndërsa me vranësira dhe reshje të pakta shiu ...

07:15

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI