Flash

Vrasje me dashje/ Përfundojnë hetimet për vrasjen e Egli Progës

Lapsi.al 9 April 2025
Vrasje me dashje/ Përfundojnë hetimet për vrasjen e Egli

Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen e vrasjes së Egli Progës. Prokuroria akuzon Denis Meçen për kryerjen e veprës "vrasje me dashje". Ndërkohë ndaj 3 personave të tjerë, Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe janë ngritur akuzat për “moskallëzim krimi” dhe “veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”.

Vrasja e Egli Progës ka ndodhur më 10 gusht të 2024. Sipas dëshmive të mbledhura nga policia, Egli Proga ka shkuar tek lokali ku ka ndodhur ngjarja, për të pirë. Jashtë lokalit ka qenë autori me dy të tjerë edhe këta të pirë, ndërsa brenda lokalit ka qenë dhe një shtetas vetëm, edhe ai duke pirë.

Egli fillimisht është ulur me personin brenda duke pirë me të dhe në këtë moment ka nisur debati me tre personat që kanë qenë duke pire jashtë kur Meçe u afrua duke kërkuar një cigare. Autori është ngritur nga tavolina e tij dhe ka vajtur tek viktima për ta sqaruar se çfarë kishte dhe debati u acarua. Pas kësaj autori i ka kërkuar të dalë jashtë e të sqarohen dhe kur kanë dalë jashtë autori e ka shtyrë ose goditur viktimën i cili është rrëzuar.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI