Flash

Beleri: Ministra, deputetë të PS i janë sulur Jugut, s’ma mbyllin dot gojën

Lapsi.al 9 April 2025
Beleri: Ministra, deputetë të PS i janë sulur Jugut, s’ma

Eurodeputeti Fredi Beleri ka ngritur alarmin, se pronat në Jug të vendit po vidhen nga ministra, deputetët dhe njerëz të lidhur me PS. Beleri në një intervistë për emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, tha se heqja e mandatit si kryebashkiak i Himarës, përmes një dosje të inskenuar gjyqësore, ishte pjesë e skenarit për ta heshtur, në mënyrë që të mos denonconte batërdinë me vjedhjet e pronave në zonën më të lakmuar të Shqipërisë, Jugun.

Sipas Belerit, të gjithë ata që morën pjesë në inskenimin e procesit gjyqësor kundër tij, ishin njerëz të ligjit me probleme, ndërsa shtoi se së shpejti do të ketë edhe surpriza. Duke kujtuar rastin e ligjvënëses socialiste Olta Xhaçka, për të cilën tha se qeveria injoroi tre vendime të Gjykatës Kushtetuese, Beleri thotë se investimet në jug nuk janë të huaja, duke ngritur pikëpyetje të mëdha se kush fshihet pas investitorëve vendas.

"Drejtësia është e kapur nga politika në Shqipëri dhe është zgjatje e poltikës dhe njerëzit që kishin të bënin me çështjen time, ishin njerëz që kishin problem me ligjin. Drejtori i Komisariatit të Himarës dhe Vlorës ishin ata që nisën çështjen, janë stë dy shokë jashtë policisë, prokurori i Vlorës është në burg, gjykatësja Irena Gjoka i ka ditët e numëruara në drejtësi sepse nuk ka deklaruar ekstradimin e saj dhe ndalimin për 12 vjet për të hyrë në Shengen. Do ketë dhe surpriza të tjera, të gjithë janë të implikuar dhe të komanduar nga politika, që kanë kaluar veting-un për të qenë vasalë, për t’iu bindur urdhrave të kryeministrit.

Për rastin Xhaçka, tre herë parlamenti shpërfilli vendimet e kushtetueses, këto nuk ndodhin në vende demokratike. Unë të them për pronat, edhe të kisha marrë mandatin dhe të kisha ushtruar mandatin që më dha populli, s’do të kisha bërë shumë gjëra, pasi të gjitha pushtet, qeveria qendrore, kryeministri I ka marrë për vete. Do kishte transparencë dhe do I nxirrja të gjithë këto vjedhje që kam 10 vjet që po I denoncoj. Do I denoncoj sa të mundem, shurdhët dëgjuan dhe qorrat panë, pronat po vidhen. Nuk po i vjedhin në mënyrë abstrakte, po i vjedh pushteti, ministrat, deputëtë, drejtorat. Po të shikoni zhvillimin në industrinë e rëndë në Shqipëri, s’ka 1 euro investim të huaj. Çfarë ekonomie është ajo. Cilët janë ata që po shtrojnë para në jug dhe me cilën linjë, kujt i shërbejnë? Është një zhvillim i qëndrueshëm?," u shpreh Beleri.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do të blihet me 98.5 lekë dhe do të shitet me 99.3 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet m...

08:08

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI