Flash

Samiti i Komunitetit Politik Europian më 16 maj në Shqipëri

Lapsi.al 9 April 2025
Samiti i Komunitetit Politik Europian më 16 maj në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, e ka cilësuar mbajtjen e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë si krenari. Rama shprehet përmes videos se arsyeja që Shqipëria u përzgjodh për të zhvilluar këtë ngjarje të rëndësishme është fakti se tashmë shihet me respekt dhe vlerësim.

"Mirëmëngjes dhe me krenarinë për faktin se në 16 maj, do të bëhen bashkë në zemër të Tiranës për Samitin e Komunitetit Politik Europian, liderët e të gjithë kontinentit tonë të demokracive, nga Londra në Kiev e nga Oslo në Ankara, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama.

Komuniteti Politik Evropian iniciative e presidentit francez Macron e ndërmmarrë në vitin 2022 është një forum pan-evropian, në përbërje më shumë se 40 krerë të shteteve edhe nga jashtë BE-së.

Disa kritikë e konsiderojnë Komunitetin Politik Evropian si një mekanizëm që u ngrit për të ngadalësuar zgjerimin e shpejtë të BE-së duke mbajtur në dhomën e pritjes pa afat shtetet ballkanike, Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë Perëndimore.

Komuniteti Politik Evropian nuk është një organ vendimmarrës si Bashkimi Evropian apo aleanca e NATO-s. Në mbledhjet e tij nuk publikohet asnjë deklaratë, nuk zbatohet asnjë traktat apo ligj, por shkëmbehen pikëpamje dhe rivendosen ura komunikimi.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do të blihet me 98.5 lekë dhe do të shitet me 99.3 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet m...

08:08

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Këtë të mërkurë pritet largimi gradual i valës së ftohtë me origjinë Verilindore – Lindore duke sjellë ngrohje graduale të motit. Për rrjedhojë, zonat e ulët...

07:19

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI